GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Treni kalon vetëm një herë”/ Di Maria tregon presionin që i ka bërë familjes në 2007

17:27 - 28/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Treni kalon vetëm një herë”/ Di Maria tregon presionin që i ka bërë familjes në 2007
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë larg udhëtimit për në Portugali për t’iu bashkuar Benficas, Ángel di María është protagonisti i një interviste të gjatë dhe intime në televizionin publik argjentinas, ku ka treguar për gjithçka në karrierën e tij.

Fokusi kryesor ka qenë te kombëtarja, për shkak të titullit botëror të vitit të kaluar, por kishte vend edhe për një udhëtim në të kaluarën, pikërisht për momentin kur u largua nga Rosário Central për të shkuar në, në vitin 2007 në Portugali. Më pas, kujton, se si i ka bërë familjes së tij një lloj ultimatumi.

“Kur shkova në Portugali, nuk doja të shkoja vetëm. U thashë, që nëse nuk vinin me mua, nuk do të shkoja. Ishte kërcënimi që futbollistët u të bëjnë gjithmonë prindërve të tyre për t’iu dhënë një jetë më të mire.

Babai nuk punonte, u thashë që nëse do të vinin me mua, nuk duhej te punonin më, se çdo gjë varej nga unë dhe se unë do të bëja gjithçka që të mundesha për t’iu dhënë atyre një jetë më të mirë. Që ata të qëndronin me mua, pasi më kishin mbështetur që kur isha fëmijë”,- kujtoi lojtari anësor, i cili më pas tregoi edhe për momentin kur vendosi të shkonte te Benfica, në moshën 19-vjeçare në atë kohë.

“Ishim në shtëpi, në lagjen time, ulur në tavolinë me përfaqësuesin tim. Ai më tha ‘e kemi këtë mundësi, është vendimi yt’. Shikova babanë tim dhe i thashë ‘ose shkojmë të gjithë, ose nuk shkoj ‘. Qanim bashkë dhe vendosëm që ‘Po’, se treni kalon vetëm një herë dhe ne nuk duhej ta humbnim atë.

Falë Zotit ndodhi siç e kishim menduar dhe jeta do të më jepte shumë gjëra të tjera të mira”,- ka rrëfyer argjentinasi, i cili në atë aventurë të parë në Da Luz fitoi një kampionat dhe dy Kupa të Ligës në tre sezone.

Në mbyllje, Di María u shpreh: “Unë jam në momentin më të mirë të jetës sime, pa dyshim. Me gruan time, me vajzat e mia, me futbollin. Unë kam arritur gjithçka dhe kjo është gjëja kryesore për mua. Familja ime është motori im, bota ime, ajo më lejon të shkëputem nga gjithçka dhe është e dukshme që kur jam mirë në atë kuptim, gjithçka tjetër vjen vetvetiu”, përfundoi ai.

Etiketa: benficadi maria

Lajme të lidhura

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Para
“Amerika kërkon largimin e Ramës”, analisti zbulon skenarët e shtatorit të nxehtë

Letra e Ramës për Kim, Vangjeli: Ambasadorja zgjoi Berishën, por dëmtoi opozitën dhe shoqërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij
Botë

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26

Një gjeneral i lartë në ushtrinë ruse ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë. Vladimir...

Lexo më shumë
Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

09:11 - 06/02/26
Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

08:54 - 06/02/26
Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com