GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tri vatra aktive zjarresh në qarkun e Lezhës, Mbrojtja Civile tregon situatën

18:28 - 03/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tri vatra aktive zjarresh në qarkun e Lezhës, Mbrojtja Civile tregon situatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e zjarreve mbetet e rrezikshme në tri vatra aktive në Qarkun Lezhë (datë 03.08.2024, Ora 14:00), njoftoi Mbrojtja Civile.

1. Vatër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Kakarriq-Balldren, njësia
Balldren, Lezhë, vazhdon nga të dya anët e malit, nga krahu i fshatit Balldren, njësia Balldren, rrëzë rrugës Balldren –Torovicë, pjesa veriperendimore e fshatit Balldren, pra zjarri po zhvillohet në të dy anët e malit të Kakarriqit në vijë të panderprerë.

Në këtë vatër zjarri nga krahu perendimor, rruga Balldren – Torovicë , po punohet me 30 efektivët e FA, kurse nga ana tjetër në anën lindore, rruga Balldren –Kakarriq, po punohet me rreth 60 forcat bashkiake, përfshi dhe të MZSH, me gjithsej 30 pompa shpine. Aktualisht në teren janë 2 mjete zjarrfikëse të bashkisë.

Tereni është i vështirë, malor, shkëmbor i veshur kryesisht me shkurre: kryesisht shegë e egër, ferra e barishte, kullota.

Ka prezencë të erës herë pas here me interval te forta. Kjo vatër zjarri është izoluar, por për shkak të erës zjarri shpërthen here pas here.

Pjesa më active e zjarrit është kryesisht rreth majës së malit ku është antenat celulare. Aty është njgjitur një mjet zjarrfikës, kryesisht për të ofruar ujin për pompat e shpinës.

2. Vatra e zjarrit në Shëngjin dhe Mal Shëngjin, njësia admistrative Shëngjin, Bashkia Lezhë, për shkak të rëndësisë për pozicionimin e tij, përsëri po monitorohet nga Kryetari Njësisë Administrative Shëngjin me 12 veta të kësaj njësie.
Gjatë ditës së sotme deri tani nuk janë raportuar riaktivizime vatrash zjarri.

3. Vatër tjetër aktive e riaktivizuar është vatra e raportuar e fikur në fshatin Skuraj, njësia admistrative Milot, bashkia Kurbin Kjo vatër po monitorohet nga njësia administrative Milot dhe punonjësit e bashkisë. Sipas raportimeve ka 2 gjurmë tymi sporadike por zjarr jo.

Me sa duket është djegur nën vete dhe flaka nuk e ka kaluar perimetrin e djegur prej ditësh, (zjarr Brenda zjarrit). Megjithatë, do e monitorojme vazhdimisht. Rrezik për banesa nuk ka.

E gjithë situata do të ndiqet dhe sot nga Prefekti i Qarkut, Institucioni i Prefektit, dhe Drejtoria e Rajonit Veriori të AKMC-së.

Nga strukturat MC bashkia Malesi e Madhe inforhemi se sipas raportimeve nuk kemi vatra aktive në territorin pergjegjes.
-Zjarri në malin e Lopçit nisur me datë 31.07.2024 ora 17⁰⁰ , pranë fshatit Kçar i Siperm, u shua sot 03.08.2024, rreth ores 11⁰⁰.

Kjo vater ka shkaktuar zjarre të shumta në fshatrat Balijaj, Gruemirëcesme, Podgorë, Drogovojë, Gradiskie duke venë në rrezik edhe banesat e këtyre fshatrave.

Gjitha këto zjarre u fiken nga zjarrfikësit dhe mjetet e MZSH Malësi e Madhe që për 3 net me rradhë mbrojten nga zjarri gjithë fshatrat me lart.

Nga informacionet e marra prane strukturave vendore te Mbrojtjes Civile ne qarkun Fier, deri ne keto momente nuk raportohen situata problematike.

Ne territorin e bashkise Mallakaster, vazhdon te jete akiteve vatra e zjarrit ne vendrgumbullimin e mbetjeve urban por me nje intesitet me te ulet dhe perimeter te zvogeluar.

Strukturat e bashkise po punonjne me 1 mjet zjarrefikes, 4 skrepa dhe 2 mjete transporti te tonazhit te rende per kapsulimin e mbetjeve.

Në fshatin Mazhar, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur në një terren të thepisur. Vatra e zjarrit nuk rrezikon të përhapet, pasi pritet nga një përrua.

Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me barishte dhe kullotë në një lartësi të madhe. Për shkak të terrenit, operimi është i vështirë, por vatra nuk paraqet rrezik.

Me vëmendje po shihet situata e krijuar nga zjarri në fshatin Ninat, bashkia Konispol, në sipërfaqe me kullotë. Era e fortë po favorizon flakët, por janë larg zonës së banuar.

Një tjetër vatër në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, fshati Turan, bashkia Tepelenë është vënë në kontroll.

Gjatë ditës së sotme është evidentuar një vatër zjarri në fshatin Karoq, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në vendngjarje po punon një grup shërbimi nga MZSH Finiq. Momentalisht nuk paraqet rrezik.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1mbrojtja civilezjarret

Lajme të lidhura

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Para
Boksierja Imane Khelif fiton 5:0 dhe siguron medalje në Paris 2024/ Trajneri: E kanë bullizuar

Boksierja Imane Khelif fiton 5:0 dhe siguron medalje në Paris 2024/ Trajneri: E kanë bullizuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com