GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi

17:12 - 23/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj e ka kthyer në të zakonshme dhënien e tenderëve publik për kompanitë e miqve të tij, në shkelje të ligjeve dhe rregullave të prokurimeve publike.

Këtë herë bëhet fjalë për një tender të bërë nga Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndiçmit Publik, për blerjen e lëndëve djegëse për përdorim termik, civil dhe industrial.

Tenderi i njoftuar në datën 22 tetor, me numër reference REF-09089-10-21-2021, fondin limit e ka 26 250 140 lekë të reja. Për këtë tender kanë marrë pjesë në garë dy kompani, “RESULI-ER” sh.a dhe “TRIOS” sh.a.

Fituese e këtij tenderi është shpallur “TRIOS” sh.a, pasi kompania “RESULI-ER” sh.a ka marrë pjesë fiktivish në garë duke mos dhënë asnjë ofertë, pra ka zhvilluar një garë fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë “TRIOS” sh.a. Dhe një nga arsye e skualifikimit të “RESULI-ER” sh.a, shënohet se operatori ka ofruar vetëm marzhin e fitmit dhe jo çmimin për njësi. Kështu, ky tender është shënuar me “red fleg”, për arsyen e skualifikimit të të gjithë operatorëve ekonomik dhe shpalljen e fituesit pa pasur konkurrent.

Në një hulumtim të bërë për “TRIOS” sh.a, shohim që është një kompani besnike vetëm e Bashkisë së Tiranës, pasi të gjitha tenderat e fituar publik i ka vetëm me Bashkinë Tiranë. Në total nga viti 2017 deri në 2021, ka fituar lidhur 8 kontrata publike me një xhiro prej 25 769 622 lekë të reja.

Por ajo që është dhe më interesante për këtë kompani, është se në të gjithë tenderët që ka marrë pjesë dhe ka fituar, garën e ka pasur me po të njëjtën kompani “RESULI-ER” sh.a dhe vetëm në dy tender ka pasur konkurrent të tretë. Akoma më tej, kompania në tenderët e fituar më parë, nuk ka paraqitur ofertë, por vetëm marzhin e fitimit dhe ka dal fituese, ndryshe nga sa është vepruar në tenderin e fundit, ku kompania “RESULI-ER” sh.a e cila kishte paraqitur vetëm marzhin e fitimit dhe jo ofertën, është skualifikuar. Pra, për të njëjtat gara Bashkia Tiranë përdor standard të dyfishtë, gjë që të çon në dyshime më të forta që tenderët jepen sipas njohjes e jo sipas ligjit.

Por siç e thamë dhe më sipër, kjo nuk është hera e parë që Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj zhvillojnë garë fiktive me tenderët publik, në mënyrë që paratë të shkojnë tek kompanitë e miqve të tij.

Gijotina.com

Etiketa: Erion Veliajfiktivfitimekryesore2mashtrimitendereTRIOS

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
GJKKO shtyn hetimet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

GJKKO shtyn hetimet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com