GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Triumfuan ndaj Partizanit, flet Ilir Daja: Pas shumë vitesh Dinamo do të shkojë në Europë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Triumfuan ndaj Partizanit, flet Ilir Daja: Pas shumë vitesh Dinamo do të shkojë në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit në supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Pjesa e parë në “Elbasan Arena” u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte spektakolare.

Zabërgja kaloi në avantazh blutë në minutën e 60-të, ndërsa Jonuzi ishte i pafat pak minuta më vonë, pasi u ndal nga tranversa.

Partizani kishte mundësinë e artë për të barazuar në fund. Të kuqtë fituan penallti në minutën e 94-të, e cila u gabua nga Domgjoni. Gjujatja e mbrojtësit u ndal nga tranversa.

Më këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Partizani renditet i katërti me 10 pikë më pak.

Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Ajo që na jep besim për këtë ecuri është maksimumi që japin lojtarët. Ne kishim akoma më shumë mungesa sepse ju shtua edhe Bregu. Jonuzi ka sakrifikuar sepse dje në stërvitje ka nxjerrë pjesën e shpatullës, sot ka luajtur i mobilizuar. Ky është ai element që na jep besim për vazhdimësinë. Pa maksimumin e lojtarëve, një meritë të jashtëzakonshme ka presidenti Bardhi me drejtuesit e Dinamos, pasi kanë krijuar këtë grup me djem dhe lojtarë të mirë.

Dëmtimi i Lorran? Besoj që është një dëmtim që na kushton shumë, sepse Lorran është një nga lojtarët më të mirë. Besoj që të jetë një tërheqje e gradës së parë, por nga shenjat që ka dhe bisedës me mjekët, më thanë që s’mund të themi se në çfarë grade është dëmtimi, por 10 ditë ose 2 javë do të jetë jashtë. Edhe Toli na shqetëson sepse u dëmtua.

Sot me të vërtetë ka qenë një kompleksitet veprimesh që ne bëmë shumë mirë. Pa motivimin maksimal të lojtarëve nuk arrihet asgjë. Ne e përgatisim ndeshjen edhe në raport me kundërshtarin edhe në raport me kontigjentin që kemi ne dispozicion. Por ajo që rezultoi sot ishte që vazhdimësia që patëm në lojë, jo vetëm që morëm 3 pikët, me 99.9%, pas shumë vitesh Dinamo është prezente në Europë. Ajo që më kënaqi më shumë, ishte që lojtarët mbajtën një ritëm dhe treguan personalitet.

 

Sigurisht që nuk mund të mbash ritëm në gjithë kampionatin. Kjo sepse ne pothuajse kemi luajtur gjithmonë me gjysëm ekipi dhe duke qenë se ke mungesa, duke rikuperuar në manovër dhe lojtarët dhe ndryshimet në role, nuk mundet që të kesh një ritëm të lartë për futbollin shqiptar. Ne e kishim vlerësuar maksimalisht Partizanin”, u shpreh Ilir Daja.

Etiketa: dajadinamoPartizan

Lajme të lidhura

‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro
Sport

‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

14:10 - 24/08/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

11:02 - 24/08/26
Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat
Sport

“Ishte të kapim çfarë të kapim”, Ilir Daja reagon pas humbjes: Luajtëm me formacion të dytë dhe bëmë një çorbë

08:50 - 24/08/26
Para
Shehaj: Nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer atë shqiptarëve

Shehaj: Nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer atë shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26

Temperaturat e larta nuk shkaktojnë vetëm lodhje dhe ndjesi shqetësimi, por mund ta vendosin organizmin nën një ngarkesë të konsiderueshme....

Lexo më shumë
Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

14:32 - 24/08/26
‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

14:10 - 24/08/26
Protestë para SPAK, qytetarët i kujtojnë aferat e bujshme të korrupsionit: Mos heshtni para miliona euro abuzime!

Protestë para SPAK, qytetarët i kujtojnë aferat e bujshme të korrupsionit: Mos heshtni para miliona euro abuzime!

13:50 - 24/08/26
E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

13:40 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com