GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tronditëse! Beqja ia fali Rrapajt ujin, energjinë dhe qendrën e sterilizimit

18:45 - 21/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Tronditëse! Beqja ia fali Rrapajt ujin, energjinë dhe qendrën e sterilizimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje tronditëse kanë dalë nga dosja e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku implikimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, është qartazi i dukshëm dhe SPAK urgjentisht të veprojë me arrestimin e tij.

Protagonizmi i Beqajt, del jo vetëm në paracaktimin e fituesit të këtij koncesioni me vlerë 100 milion euro, por dhe në krijimin e një dëmi financiar në buxhetin e shtetit prej 588 milion lekë të vjetra, dëm i cili është përllogaritur deri në zbatimin e kontratës koncesionare në muajin Prill 2022.

Ky dëm është llogaritur nga shpenzimet buxhetore në pagesat e ujit dhe energjisë elektrike, të cilat Ministri Beqja, ja ka hequr si shpenzime kompanisë ‘Sani Service’ duke ja arkëtuar shtetit.

E gjithë praktika konçesionare është piketuar nga ‘trekëndëshi i Bermudës’, Ilir Beqja ministër, Ilir Rrapaj miku i ministrit dhe Klodian Rjepaj me detyrë zv/ministër Shëndetësie.

Ndërsa zyrtarët e tjerë të ministrisë dhe përfaqësuesit e kompanive italiane, dalin në dosje si ‘argatë’ apo shërbëtore të devotshëm të tre emrave të mësipërm, duke firmosur një kakofoni dokumentesh.

Koncesioni duket qartw qw ka qenë i trukuar. Madje dhe kontrata finale për përcaktimin e kushteve kontraktuale, është trukuar.

Ka shumë gjasa dhe dyshime të arsyeshme që Draft-Kontrata është përpiluar jashtë zyrave të Ministrisë, në ndonjë takim privat mes treshes së shokëve Ilir Beqja, Klodian Rjapaj dhe Ilir Rrapaj.

Dhe një fakt i tillë vërtetohet nga pasiviteti i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe zyrtarëve të tjerë Juridikë dhe Ekonomikë në Ministri, duke mos hedhur në tryezën e diskutimit asnjë kusht të kontratës së konçesionit 10 vjeçar.

Njëherësh kontrata është dorëzuar në 4 dhjetor 2015 jo me postë, por dorazi nga ‘Sani-Service’ në ministrinë e Shëndetësisë, gjë e cila tregon zhdërvjelltësinë dhe sigurinë që ka pasur Ilir Rrapaj me zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes e-maileve të zbërthyera nga SPAK, del qartë se pavarësisht ngritjes së një grupi pune me disa emra në Ministri për të negociuar kushtet e kontratës, del qartë se atë e ka negociuar vetë zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, i cili më pas draftin ja ka kaluar anëtarëve të komisionit.

Ndërsa në 10 Dhjetor 2015 kontrata është firmosur nga ministri Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në dosje thuhet se SPAK ka sekuestruar procesverbalin e datës 8 dhjetor 2015, i cili është mbajtur në mënyrë të përmbledhur nga anëtarët e Komisionit të Dhënies së Koncesionit dhe përfaqësuesit ligjorë të operatorit ekonomik të shpallur fitues, për negociatat e Kontratës së Koncesionit, ku rezulton të jetë shtetasi Admir Daca.

Në fundin e procesverbalit vërehet se kanë firmosur anëtarët e komisionit të dhënies së Koncesionit dhe përfaqësuesi ligjor i operatorit ekonomik të shpallur fitues Admir Daca.

Ky i fundit paraqitej për herë të parë në këtë mbledhje dhe emri i Dacës, nuk ishte përmendur asnjëherë gjatë përpilimit të dokumenteve nga 2014 e në vijim.

Kjo pasi sipas certifikatës së regjistrimit shoqëria ‘SaniService’ ka filluar veprimtarinë në 3 korrik 2015 dhe ‘Administrimi’ i saj i përkiste Vlonjatit Bledar Rrokaj, një i besuar i Ilir Rrapaj.

Ndërsa Admir Daca është emëruar Administrator i ‘SaniService’ në 1 dhjetor 2015 dhe në datat kur thuhet se është kryer negocimi ky person nuk ka qenë administrator i kësaj kompanie.

Gjithashtu, nuk disponohet ndonjë akt-autorizimi për pjesëmarrjen në negociata të Admir Daca përpara se të emërohet administrator i ‘SaniService’.

Prokuroria thotë se në lidhje me këtë negocim të kushteve të Kontratës, vërehet se Autoriteti Kontraktor që është Ministria e Shëndetësisë dhe titullari i saj, Ilir Beqja që ka firmosur, nuk ka paraqitur asnjë pikë për negocim në këtë kontratë.

E gjithë kontrata është hartuar nga ‘Sani-Service’ dhe zyrtarët e komisionit dhe vetë Ilir Beqja kanë firmosur qorrazi, duke i bërë dhuratë 100 milion euro Ilir Rrapaj, dhe dhuruar ujin, energjinë elektrike, ambientet dhe Qendrën Kombëtare të Sterilizimit në QSUT./OraNews

Etiketa: beqjaDokumentiKryesore1rrapaj

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Përdorimi i dronëve ushtarakë do mësohet në shkollë të mesme

Përdorimi i dronëve ushtarakë do mësohet në shkollë të mesme

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26

Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa...

Lexo më shumë
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com