GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një prej tyre

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një prej tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.

Sipas informacionit, një prej punonjësve, i identifikuar si Muhamet Sylisufi, ka humbur jetën.

Tre punonjësit e tjerë, Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47 vjeç, dhe Afrim Aliaj, 21 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Etiketa: elektricisteTropoje

Lajme të lidhura

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve
Aktualitet

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

13:23 - 19/10/26
Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)
Aktualitet

Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)

13:01 - 19/10/26
“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët
Aktualitet

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

12:59 - 19/10/26
Para
Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

Gjekmarkaj ironizon socialistët: Ligjet tuaja janë “Besa e Gysit” dhe “Prania besnike” e Ron Yeffet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve
Aktualitet

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

13:23 - 19/10/26

Kanë nisur tensionet në protestën studentore përpara ministrisë së Arsimit. Të rinjtë u mblodhën sikurse ditët e tjera përpara godinës,...

Lexo më shumë
Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)

Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)

13:01 - 19/10/26
“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

12:59 - 19/10/26
Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

12:32 - 19/10/26
Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

12:28 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com