GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump angazhon gardën kombëtare në Uashington: Kriminaliteti më i lartë se në Amerikën Latine

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shpall gjendjen e emergjencës dhe vendos Gardën Kombëtare në Uashington
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unë do të angazhoj gardën kombëtare, për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publike në Uashington D.C.“, tha Trump në prani të ministritt ë Mbrojtjes Pete Hegseth dhe ministress ë Drejtësisë Pam Bondi.

Duke argumentuar me rritjen e shfrenuar të kriminalitetit në Uashington presidenti i SHBA-së, Donald Trump, angazhon gardën kombëtare në kryeqytet. Policia e qytetit do të vihet nën kontrollin federal, tha Trump. Fillimisht do të angazhohen 800 gardistë kombëtar, në rast nevoje do të mobilizohen edhe më shumë forca. Qëllimi është, që të rivendoset siguria publike. Trump u shpreh për një “ditë e çlirimit” për kryeqytetin e SHBA-së. Ai do ta ruajë Uashingtonin nga “kriminaliteti, gjakderdhja, kaosi dhe të këqiat”, tha Trump.

Nxitja e opinionit kundër të pastrehëve dhe kriminelëve

Dëshmi për pretendimet e Trumpit, se situata është “jashtë kontrollit” nuk ka – një vështrim në statistikat e kriminalistikës tregon, se ka rënie të numrit të krimeve. Sipas policisë lokale numri i kündërvajtjeve me dhunë nga fillimi i gushtit të këtij viti ka shënuar rënie me një të katërtën krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve është ulur me shtatë përqind.

Edhe ndërmjet viteve 2023 dhe 2024 është ulur numri i krimeve të regjistruara. Prokuroria e distriktit District of Columbia për vitin 2024 njofton, se ka pasur vlerën më të ulët të krimeve me dhunë që prej 30 vjetësh. Uashingtoni ka rreth 700.000 banorë dhe një status të veçantë, duke qenë bastion i partisë demokrate.

Prej javësh Trump nxit frymën në opinion kundër të pastrehëve dhe kriminelëve në kryeqytet. Në prag të këtij vendimi ai pati deklaruar një nismë kundër këtyre.

“Të pastrehët duhet të largohen, menjëherë”, shkruan ai në platformën e tij Truth Social. Ai postoi edhe fotografi të çadrave të të pastrehëve dhe ndotjet në anët e rrugëve. “Ne do t’u ofrojmë juve strehim, por shumë larg nga kryeqyteti.” Sipas tij qyteti duhet të bëhet më i sigurt dhe më i bukur si asnjëherë më parë. Kriminelët ai do t’i çojë në burg.

Garda kombëtare është pjesë e ushtrisë së SHBA-së

Trump udhëzoi mobilizimin e gardistëve dhe marinsave të ushtrisë edhe gjatë trazirave lidhur me migracionin në Los Anxhelos,

Ndërkohë këto forca janë tërhequr nga qyteti. Por çështja ka kaluar në gjykatë lidhur me legjitimitetin dhe proporcionin e një mobilizimit të tillë. Garda kombëtare është pjesë e një njësie rezerviste të ushtrisë së SHBA-së. Normalisht shtetet federale e kanë vet kontrollin ndaj gardës kombëtare. Në raste emergjence kombëtare presidenti i SHBA-së mund të marrë komandën. Garda nacionale mund të angazhohet në raste katastrofash natyrore, trazirash apo raste emergjence SHBA kanë gjithsej mbi 325.000 gardistë kombëtarë, sipas të dhënave të mëhershme./DW

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
SHBA-ja dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar për të shmangur rritjen e tarifave

SHBA-ja dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar për të shmangur rritjen e tarifave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com