GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Trump është rrezik për botën”/ Rama justifikohet: Në 2016 isha i ri, sot kam ndryshuar mendim

21:52 - 25/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Trump është rrezik për botën”/ Rama justifikohet: Në 2016 isha i ri, sot kam ndryshuar mendim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për televizionin grek “MEGA”, e cila vjen dy ditë pas mitingut që Sali Berisha bëri në Athinë, ku po ashtu dhe ai dha intervista për mediat greke.

Gjatë intervistës, Rama është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë në vitin 2016, ku e konsideronte Donald Trump-in si një rrezik për Amerikën, gjithë botën dhe rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Rama u justifikua se në atë kohë ishte më i ri, nuk i ishin zbardhur të gjitha flokët dhe se Trump ishte ende kandidat dhe jo president, teksa shtoi se tani ka ndryshuar mendim.

BISEDA

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për bisedimet aktuale mes ShBA- Rusisë për luftën në Ukrainë pa Ukrainën dhe pa BE?

Edir Rama: Jetojmë në kohëra revolucionare. Ne duhet të jetojmë me të, të reagojmë ndaj kësaj, të mos ankohemi e të mos mendojmë se status quoja me të cilin jemi mësuar mund të na ndihmojë. Kur bëhet fjalë për këtë pyetja ime nuk ka të bëjë me SHBA e Rusinë por Europën. Çfarë po bën Europa në këto rrethana ku SHBA e Rusisë po diskutojnë për një gjë që ka të bëjë me Europën. Më duhet tju them se këto janë ato raste kur ndjej keqardhje për miq e kolegët e mi që janë në krye të Europës se ju duhet të bëjnë zgjedhje të vështira dhe nuk u kam aspak zili.

A jeni dakord me ata që thonë se kamungesë qeverisjeje në BE?

Edir Rama: Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë.

A ka kërcënim ekzistencial Europa?

Edir Rama: Është fjalë e madhe, por më keq se kërcënimi ekzistencial do të ishte që ky kontinent të shndërrohej në i parëndësishëm.

Në 2016 shkaktuat reagime kur thatë se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike. A keni ndryshuar mendje?

Edir Rama: Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim. Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm.

Nëse NATO do të garantojë një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë, a do të ishit I prirur për të dërguar trupa për të zbatuar marrëveshjen me Ukrainë. Kemi dëgjuar që kryeministri britanik të thotë Po?

Edir Rama: Unë jam shumë më i gjatë se kryeministri britanik por vendi im është më I vogël. Është shumë më komplekse sesa kaq.  Nuk duhet të vazhdojmë të mendojmë në mënyrë lineare. Nuk është vetëm një por janë një sërë gjërash.

Etiketa: RamarrezikTrump

Lajme të lidhura

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh
Breaking Views

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar
Breaking Views

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…
Breaking Views

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

16:35 - 16/03/26
Para
Alibeaj: Radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK, nesër do të mbajë fjalimin e fundit publik

Alibeaj: Radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK, nesër do të mbajë fjalimin e fundit publik

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh
Breaking Views

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Lexo më shumë
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com