GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump flet pas gjyqit, nuk tërhiqet në qëndrimet e tij për zgjedhjet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump flet pas gjyqit, nuk tërhiqet në qëndrimet e tij për zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump këmbënguli në qëndrimin e tij për zgjedhjet e vitit 2020, minimizoi dhunën e 6 janarit 2021, refuzoi të shprehet qartë për luftën në Ukrainë dhe sfidoi përfundimin e jurisë këtë javë se ai ishte përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll.

Në një debat në shtetin Nju Hampshër të organizuar nga televizioni CNN, drejtuar nga gazetarja Kaitlan Collins dhe me një audiencë republikane dhe të pavendosurish, ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet kishin qenë “të manipuluara”, edhe pse zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe federale, zyrtarët e fushatës së tij, dhe shumë gjykata i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

Trump gjithashtu minimizoi në mënyrë të përsëritur dhunën e shkaktuar nga turma e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

Përkundrazi, ai tha se ishte i prirur të falte “një pjesë të madhe” të të pandehurve të 6 janarit nëse rizgjidhet.

Ai gjithashtu tha se nuk kishte pse t’i kërkonte falje ish-nënpresidentit të tij, Mike Pence, i cili ishte vendosur në shënjestër të turmës.

“Unë mendoj se ai ishte në rrezik,” tha ai duke shtuar se në fakt ishte zoti Pence që “kishte gabuar”.

Trump përsëri këmbënguli në diskutimin e së mërkurës se nuk e njihte zonjën Carroll, megjithëse e sulmoi atë ashpër.

Trump refuzoi në mënyrë të përsëritur të thoshte nëse do të nënshkruante një ndalim federal të abortit nëse do t’i takonte atij të nënshkruante, duke thënë se ai do të “negocionte” në mënyrë që “njerëzit të jenë të kënaqur”.

“Unë kërkoj një zgjidhje funksionale,” tha ai.

Trump refuzoi gjithashtu të thoshte nëse dëshironte që Ukraina të fitonte luftën ndaj Rusisë.

Moderatorja Collins e pyeti zotin Trump nëse ai e mbështeste Ukrainën.

“Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim vrasjet”, tha ai.

Debati që shënoi edhe kthimin e zotit Trump në CNN ishte i tensionuar. Ish-presidenti Trump e ka sulmuar vazhdimisht rrjetin televiziv dhe në debatin e së mërkurës e ofendoi gazetaren Collins

Megjithatë ekipi i Trump e pa ftesën nga CNN si një mundësi për të tërhequr një grup më të gjerë votuesish./VOA

 

 

Etiketa: gjyqTrumpZgjedhje

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Mos u martoni kurrë me burra që kanë këto 8 cilësi

3 shenjat e horoskopit që janë gati për martesë këtë verë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria...

Lexo më shumë
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com