GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump: Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump bojkoton samitet evropiane: Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet amerikane që përpiqen të rihapin Ngushticën e Hormuzit. Paralajmërimi vjen në kohën kur SHBA-ja po zhvillon një operacion detar, për të shoqëruar dhe nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona anijet e bllokuara.

Më shumë se 800 anije dhe rreth 20.000 anëtarë ekuipazhi mbeten të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike për furnizimin global me naftë. Duke folur për Fox News më 4 maj, Trump e përshkroi përpjekjen e marinës amerikane si “një nga manovrat më të mëdha ushtarake të bëra ndonjëherë”.

Ai, gjithashtu, tha se Irani është bërë “shumë më fleksibël” në negociatat për paqe, duke shtuar se SHBA-ja ka kapacitete ushtarake më të mëdha se Republika Islamike. Sipas Uashingtonit, dhjetëra anije tregtare janë ridrejtuar, për shkak të situatës së tensionuar që vazhdon.

Irani, në anën tjetër, paralajmëroi se do t’i sulmojë anijet amerikane që i afrohen ngushticës dhe mohoi pretendimet e SHBA-së se ka shkatërruar gjashtë anije të vogla iraniane dhe ka kapur raketa e dronë iranianë. Në një tjetër zhvillim, ministri i Jashtëm i Iranit u bëri thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe që të mos anojnë nga “zgjidhja ushtarake” kundër Republikës Islamike. Në një postim në X më 4 maj, Abbas Araqchi tha se beson se “nuk ka zgjidhje ushtarake” për krizën aktuale.

“Ndërsa bisedimet po përparojnë, falë përpjekjeve bujare të Pakistanit, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme që të mos tërhiqen përsëri në një moçal nga keqdashësit. Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të mbeten gjithashtu vigjilente”, shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve të Islamabadit për të ndërmjetësuar në konflikt.

Që nga fillimi i sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë ndër vendet më të prekura të Gjirit Persik nga sulmet iraniane, të cilat Teherani i përshkruan si përgjigje ndaj fushatës ushtarake SHBA-Izrael.

Një ditë para mesazhit të Araqchit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, kritikoi “sjelljen e papërshtatshme” të Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i konfliktit, duke thënë se ato janë “lidhur” me agresorët kundër Iranit dhe se kanë krijuar “shumë probleme”.

Media iraniane, gjithashtu, publikoi raporte që pretendojnë se ka një bashkëpunim ushtarak midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke përfshirë dislokimin e sistemeve të përparuara të mbrojtjes ajrore.

Autoritetet e Emirateve thanë më 4 maj se vendi i tyre është nën sulmet iraniane me raketa dhe dronë dhe paralajmëruan se “nuk do të hezitojnë të mbrojnë sigurinë dhe sovranitetin e tyre”. Autoritetet në portin Fujairah thanë se një sulm me dron goditi një instalim energjie, duke shkaktuar zjarr dhe duke plagosur tre persona.

Etiketa: anijeIranTrump

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Raporti i Parlamentit Europian: Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Raporti i Parlamentit Europian: Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com