GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump kërcënon sërish me forcë ushtarake kundër Greonlandës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për të aneksuar Groenlandën me forcë ushtarake nëse do të ishte e nevojshme, duke thënë se SHBA-ja kishte nevojë për ishullin e madh Arktik “urgjentisht” për sigurinë kombëtare.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse e përjashton apo jo përdorimin e forcës ushtarake, Trump tha: “Nuk e përjashtoj. Nuk them se do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë.”

“Groenlanda ka një popullsi të vogël, për të cilën do të kujdesemi dhe do ta vlerësojmë. Por ne kemi nevojë për këtë për sigurinë ndërkombëtare”, tha presidenti amerikan.

Për muaj të tërë, Trump ka hedhur idenë që SHBA-ja të marri kontrollin e Groenlandës, e cila është një pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës, dhe më parë ka sugjeruar përdorimin e forcës ushtarake si një opsion.

Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump shkaktoi reagime nga Evropa pasi propozoi blerjen e Groenlandës, ishullit më të madh në botë.

Gjeografikisht, Groenlanda është pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut dhe shtrihet në Arktik. Ishulli ka një rëndësi të madhe për klimën globale dhe për kontrollin ushtarak të Arktikut.

Groenlanda është gjithashtu e pasur me burime të tilla si metalet e rralla. Përveç kësaj, rrugë të rëndësishme detare kalojnë nëpër rajon. Qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës i kanë hedhur poshtë me forcë ambiciet e Trump.

Trump ka shprehur gjithashtu interes për ta parë Kanadanë të bëhet pjesë e SHBA-së, dhe deklaratat e tij të përsëritura për këtë çështje – mendohet se kanë ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në vend.

Gjatë intervistës për NBC, presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk e konsideronte forcën ushtarake një opsion për Kanadanë.

Etiketa: Donald TrumpSHBATrump

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Skandali Tea dhe Andi në “Për’puthen”, Fationi zbulon detaje pas shumë viteve: Unë e di sa

Skandali Tea dhe Andi në “Për’puthen”, Fationi zbulon detaje pas shumë viteve: Unë e di sa

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com