GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

17:17 - 06/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është paditur nga familjarët e oficerit të policisë së Kapitolit, Brian Sicknick, i cili vdiq pas sulmit të 6 janarit të vitit të shkuar në Kongres. Ata pretendojnë se fushata e Trump për zgjedhjet presidenciale ishte një “retorikë nxitëse”. Në padi përmendet Trump dhe dy rebelë të tjerë që sulmuan Sicknick .

Bashkëshortja e të ndjerit, Sandra Garza pretendon se refuzimi prej muajsh i Trump për të njohur fitoren e Joe Biden nxiti dhunën që rezultoi fatale për Sicknick.

“Shumë pjesëmarrës në sulm kanë zbuluar që atëherë se ata po vepronin sipas asaj që ata besonin se ishin urdhra të drejtpërdrejta të të pandehurit Trump në shërbim të vendit të tyre. Trump nxiti drejtpërdrejt dhunën në Kapitolin e SHBA-së që pasoi dhe më pas shikoi me miratim teksa ndërtesa u pushtua. Ai i bëri të gjitha këto për përfitimin e tij personal dhe qëllimet e tij partiake”, thuhet në padi.

Më tej shkruhet se fjalimi i Trump disa orë përpara trazirave, duke u bërë thirrje njerëzve të “luftojnë si ferr”, ishte “kulmi i një përpjekjeje të koordinuar për të përmbysur votën e lirë”.

Ajo çka e bën rastin më të bujshëm është fakti se ekzaminuesi mjekësor përcaktoi se Sicknick vdiq nga “shkaqe natyrore”.

Padia argumenton se Trump e dinte se kaosi dhe dhuna mund të rriteshin nga retorika e tij.

“Ngjarjet e tmerrshme të 6 janarit 2021, duke përfshirë vdekjen tragjike të oficerit Sicknick, ishin një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të paligjshme të të pandehurve. Trump ishte i vetëdijshëm se veprimet e tij para dhe më 6 janar 2021 promovuan dhe inkurajuan turmën që të sulmonte dhunshëm Kapitolin e SHBA.”

 

Etiketa: Donald TrumpKongresshtetet e bashkuara te amerikes

Lajme të lidhura

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit
Botë

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit

18:49 - 08/04/26
Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit
Botë

Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit

18:28 - 08/04/26
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Para
Gjuzi gjen diagnozën e Kokalarit, i prezanton institucionin e Bacës

Gjuzi gjen diagnozën e Kokalarit, i prezanton institucionin e Bacës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com