GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump paralajmëron BE-në: Tarifa 25% për produktet tuaja

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se tarifat mbi produkte e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind dhe la të kuptohet se tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi në fillim të prillit.

Duke folur në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, Trump e përshkroi BE-në – krijimin e së cilës Uashingtoni e kishte inkurajuar për dekada – si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara.

“Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump. I pyetur nëse kishte marrë një vendim mbi nivelin e tarifave për bllokun, Trump shtoi: “Do ta shpallim shumë shpejt dhe përgjithësisht do të jetë 25%”.

Ai tha se kjo do të ndikojë në shumë produkte, përfshirë makinat, duke shtuar se BE-ja “na ka shfrytëzuar vërtet shumë”. Trump ka kërcënuar me “tarifa reciproke” ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së për të kundërshtuar atë që e quan tregti “të padrejtë dhe të pabalancuar”. Ai gjithashtu ka thënë se do të vendosë taksa të gjera mbi importet e disa produkteve, si makinat dhe produktet farmaceutike.

Këtë javë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se nga këto tarifa mund të preken edhe biznese kosovare, që eksportojnë produkte në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara të presidentit Trump për mallrat e BE-së do të mund t’i rrisin kostot e prodhimit edhe për kompanitë kosovare. Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka shpallur dhe ka pezulluar tarifa të përgjithshme ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, për shkak të emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së fentanilit.

I pyetur për pezullimin, Trump tha se nuk po i ndalonte tarifat, duke shtuar se planifikonte që ato të hynin në fuqi më 2 prill. “Tarifat do të vendosen, jo të gjitha, por shumë prej tyre”, tha ai.

/REL

Etiketa: BEDonald TrumpTrump

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Ekzekutohet në atentat shqiptari në Francë (Emri)

Ekzekutohet në atentat shqiptari në Francë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com