GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump pezullon bisedimet tregtare me Kanadanë për shkak të reklamës së tarifave

08:00 - 24/10/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po pushtohemi nga brenda”, Trump u tregon gjeneralëve qytetet e rrezikshme të SHBA-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje në mbrëmje se po pezullonte bisedimet tregtare me Kanadanë për shkak të një reklame anti-tarifore nga qeveria e Ontarios, e cila përmbante një deklaratë të ish-presidentit republikan Ronald Reagan, në vitin 1987.

“Fondacioni Ronald Reagan sapo ka njoftuar se Kanadaja ka përdorur në mënyrë mashtruese një reklamë, e cila është e RREME, ku shfaqet Ronald Reagan duke folur negativisht për tarifat”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”, duke ia atribuar reklamën qeverisë kanadeze dhe jo asaj të provincës së Ontarios.

“Ata e bënë këtë vetëm për të ndërhyrë në vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe gjykatave të tjera”, tha Trump, duke shtuar se tarifat ishin shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e SHBA-së.

“Bazuar në sjelljen e tyre skandaloze, të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë janë të pezulluara”, tha Trump.

Gjykata Supreme e SHBA-së do të dëgjojë argumentet në nëntor, nëse Trump ka patur autoritetin për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse sipas një ligji emergjence të vitit 1977.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, njoftoi reklamën në fillim të tetorit. Në atë kohë, ai tha se provinca kanadeze do të shpenzonte 75 milionë dollarë kanadezë (53,5 milionë dollarë amerikanë) për të transmetuar reklama në SHBA – që përmbanin fragmente nga një fjalim radiofonik i vitit 1987 të Reagan, i cili nxirrte në pah “grackat” e tarifave.

Më herët, Ford u tha gazetarëve se kishte dëgjuar që presidenti Trump kishte parë reklamën. “Jam i sigurt se nuk ishte shumë i lumtur”, tha ai.

“Është e vërtetë, sepse aty shfaqet fjalimi i presidentit më të mirë që ka patur ndonjëherë vendi, Ronald Reagan”, shoi Ford.

Reagan, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 1981 deri në vitin 1989 dhe vdiq në vitin 2004, është shumë i vlerësuar brenda Partisë Republikane të Trump.

Reklama, e cila u transmetua për herë të parë në SHBA në mesin e tetorit, fillon me Reagan i cili thotë: “Kur dikush thotë, ‘le të vendosim tarifa për importet e huaja’, duket sikur po bën gjënë patriotike duke mbrojtur produktet dhe vendet e punës amerikane. Dhe ndonjëherë për një kohë të shkurtër, funksionon. Por vetëm për një kohë të shkurtër”.

“Por në planin afatgjatë, barriera të tilla tregtare dëmtojnë çdo amerikan, punonjës dhe konsumator”, shton ish-presidenti amerikan.

“Tarifat e larta në mënyrë të pashmangshme çojnë në hakmarrje nga vendet e huaja dhe në shkaktimin e luftërave të ashpra tregtare. Pastaj ndodh më e keqja. Tregjet tkurren dhe shemben, bizneset dhe industritë mbyllen dhe miliona njerëz humbasin vendet e tyre të punës”, sipas fjalimit te Reagan.

SHBA-ja është partnerja më e rëndësishme tregtare e Kanadasë. Që kur mori detyrën për një mandat të dytë në janar, Trump ka vendosur një mori tarifash dhe ka kërcënuar me tarifa shtesë për Kanadanë, duke akuzuar Otavën se nuk ka arritur të parandalojë fluksin e fentanilit në SHBA.

Negociatat e vështira për një marrëveshje gjithëpërfshirëse kanë qenë në vazhdim.

Etiketa: Donald TrumpSHBATrump

Lajme të lidhura

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit
Botë

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Evakuohet aeroporti Kansas në SHBA, pas raportimeve për kërcënime, FBI në vendngjarje
Botë

Evakuohet aeroporti Kansas në SHBA, pas raportimeve për kërcënime, FBI në vendngjarje

21:05 - 08/03/26
Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha
Botë

Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

20:30 - 08/03/26
Para
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

Lexo më shumë
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com