GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën pas përplasjes me Zelenskyn

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensione në takimin Trump-Zelensky/ Presidenti i SHBA: Po luan bixhoz me luftën e tretë botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

“Ne po e ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar se ajo i kontribuon zgjidhjes”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonimiteti.

“Presidenti ka qenë i qartë se është i përqendruar në paqe. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të përkushtohen ndaj këtij qëllimi”, tha zyrtari, sipas AFP-së.

Bloomberg dhe Fox News raportojnë se pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar – me besim të mirë – ndaj paqes.

“Kjo nuk është ndalesë e përhershme e ndihmës – është pauzë”, citoi Fox News një zyrtar të administratës Trump.

Çdo ndalesë e armëve amerikane për luftëtarët në vijën e parë të frontit do t’i dobësonte me shpejtësi kapacitetet e tyre për të mposhtur pushtimin rus.

Demokratët e dënuan menjëherë vendimin, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe të paligjshëm.

“Kolegët e mi republikanë, të cilët e kanë quajtur [presidentin rus, Vladimir] Putin kriminel lufte dhe kanë premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duhet të bashkohen me mua dhe të kërkojnë që presidenti Trump të heqë dorë nga kjo ngrirje katastrofike dhe e paligjshme”, tha përfaqësuesi demokrat, Gregory Meeks.

Shtetet e Bashkuara, më herët, bënë trysni mbi Zelenskyn për t’u pajtuar me thirrjen e Uashingtonit për një marrëveshje që do t’u jepte fund luftimeve në Ukrainë, ndërkohë që udhëheqësit evropianë kërkuan një rol më të fortë në këtë qëllim.

Trump tha se durimi i tij është drejt fundit dhe kritikoi rezistencën e Zelenskyt ndaj perspektivës së një armëpushimi të shpejtë, pa garanci konkrete të sigurisë, që Kievi i kërkon nga Shtetet e Bashkuara.

Më 3 mars, Zelensky u citua të ketë thënë se fundi i luftës është “shumë, shumë larg”.

Trump shkroi në rrjetet sociale se “kjo është deklarata më e keqe që mund të ishte bërë nga Zelensky” dhe se “Amerika nuk do ta durojë për shumë kohë të gjatë”.

Ai shtoi se Zelensky “nuk do që të ketë paqe për aq kohë sa ka mbështetjen e Amerikës”.

Ky postim në platformën Truth Social lë të kuptohet se riparimi i lidhjeve me Shtëpinë e Bardhë – që udhëheqësit evropianë ia kërkuan Zelenskyt ta bënte – do të jetë një detyrë e vështirë pas përplasjes në Zyrën Ovale, më 28 shkurt.

Në atë takim, Trump dhe zëvendësi i tij, JD Vance, e qortuan ashpër Zelenskyn para gazetarëve.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen që do t’i jepte SHBA-së qasje në mineralet e rralla dhe burimet natyrore të Ukrainës, siç ishte e planifikuar.

Që nga ajo ditë, zyrtarët amerikanë i bënë thirrje Zelenskyt të kërkojë falje.

“Ajo që ne duhet të dëgjojmë nga presidenti Zelensky, është se ai ndihet i penduar për atë që ndodhi, se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për mineralet dhe se është gati të angazhohet në bisedimet për paqe”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, për Fox News më 3 mars.

Zelensky “duhet të jetë më mirënjohës, sepse ky vend i ka qëndruar pranë”, u tha më vonë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nëse marrëveshja e mineraleve ka vdekur, Trump tha: “Jo, nuk mendoj kështu”.

Vance tha në një intervistë të transmetuar më 3 mars se, pavarësisht takimit të diskutueshëm në Zyrën Ovale, dera për ukrainasit mbetet e hapur.

“Kur ata të jenë të gatshëm të flasin për paqe, mendoj se presidenti Trump do të jetë personi i parë që do ta marrë telefonin”, tha Vance për Fox News./ REL

Etiketa: ndihmaTrumpUkraine

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Pështyn çamçakëzin dhe ia hedh të dashurës, veprimi i aktorit në Oscar bëhet viral

Pështyn çamçakëzin dhe ia hedh të dashurës, veprimi i aktorit në Oscar bëhet viral

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com