GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për planin për paqe në Gazë

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për planin për paqe në Gazë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka pritur të hënën kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ka pritje të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje për luftën në Gazë.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake për ta shkatërruar Hamasin.

Trump e ka prezantuar një plan prej 21 pikash para të dyja palëve për t’i dhënë fund luftës, për lirim të pengjeve që mban Hamasi dhe për çarmatosje të militantëve palestinezë.

Trump ka thënë të dielën në rrjete sociale se “të gjithë pajtohen për diçka speciale për herë të parë”, dhe i ka përmendur bisedimet që i ka zhvilluar me liderë arabë në Kombet e Bashkuara një javë më parë.

Netanyahu, në anën tjetër, ka dhënë pak arsye për shpresë, pasi në fjalimin e mbajtur të premten në Kombet e Bashkuara, ai është zotuar për “të përfunduar punën” kundër Hamasit dhe e ka kundërshtuar shtetësinë palestineze – e cila është njohur së fundmi nga disa shtete perëndimore.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se do të ketë konferencë për media pas takimit, dhe sinjalet janë që Trump mund ta bëjë të ditur ndonjë marrëveshje.

“Ai dëshiron që kjo luftë të marrë fund, ai dëshiron që të gjitha pengjet të lirohen”, ka thënë Sekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt para gazetarëve të hënën.

Ofensiva izraelite në Gazë ka lënë të vdekur mbi 66 mijë palestinezë, kryesisht civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat OKB-ja i konsideron kredibile.rel

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve
Horoskopi

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve

08:29 - 27/09/26
Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!
Aktualitet

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

22:34 - 26/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

22:23 - 26/09/26
Para
Juristi kushtetues: Ankimimi i Veliajt pezullon planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë

Juristi kushtetues: Ankimimi i Veliajt pezullon planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve
Horoskopi

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve

08:29 - 27/09/26

Dashi Sot do të ndiheni të lidhur emocionalisht me partnerin/en tuaj, dhe komunikimi i hapur do të sjellë harmoni në...

Lexo më shumë
Fitore e pastër me Bjellorusinë, Shqipëria e nis mbarë edicionin e Ligës së Kombeve

Fitore e pastër me Bjellorusinë, Shqipëria e nis mbarë edicionin e Ligës së Kombeve

22:48 - 26/09/26
Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

22:34 - 26/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

22:23 - 26/09/26
Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!

21:54 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com