GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump shprehet optimist: Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump shprehet optimist:  Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim të konsiderueshëm në ditën e dytë të bisedimeve të zhvilluara më 15 dhjetor, me qëllim të përfundimit të luftës së nisur nga Rusia në tokën ukrainase, teksa Uashingtoni raportohet t’i ketë ofruar Kievit garanci të sigurisë të modelit të Artikullit 5 të NATO-s.

Ndonëse ende ka pikëpyetje për çështje me rëndësi, përfshirë fatin e territorit që Kievi vazhdon ta kontrollojë në rajonin lindor Donjeck, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se duket që një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore është më afër se kurrë.

“Po përpiqemi ta finalizojmë, besoj se jemi më afër tani”, u ka thënë Trump gazetarëve në Zyrën Ovale më 15 dhjetor pasi delegacionet amerikane, evropiane dhe ukrainase kanë zhvilluar disa ditë negociata në Berlin.

“Kemi zhvilluar disa biseda me presidentin rus, Vladimir Putin dhe besoj se jemi më afër se kurrë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

Trump e ka pranuar se ka biseduar së fundmi me presidentin rus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira, por të dobishme dhe që shefi i tij negociator, Rustem Umerov ka thënë se ka pasur “përparim real” në Berlin me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që kanë qenë pjesë e delegacionit amerikan.

“Këto biseda nuk janë gjithmonë të lehta, do të jem i sinqertë me ju. Por ka qenë bisedë produktive, me shumë hollësi, me të vërtetë shumë”, ka thënë Zelensky në një forum bizensor gjermano-ukrainas që është mbajtur pas takimit SHBA-Ukrainë.

Në një konferencë për media të zhvilluar më vonë nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, Zelensky ka thënë se palët “kanë dallime” sa u përket territoreve, dhe që çështja “nuk është mbyllur”.

“Çështja territoriale është e dhimbshme. Ne e dimë 100 për qind çfarë dëshiron Rusia, dhe është shumë me rëndësi që amerikanët më kanë dëgjuar në këtë drejtim”, ka thënë Zelensky.

“Unë besoj që amerikanët, si ndërmjetësues, do të analizojnë mënyra të ndryshme si t’i zgjidhin këto çështje”, përfshirë territorin dhe ndarjen e fondeve për rindërtim të Ukrainës.

Zelensky i ka refuzuar propozimet që kërkojnë nga Kievi të heqë dorë nga një pjesë e rajonit të Donjeckut, që ende e ka nën kontroll. Dhe ai ka sugjeruar që nëse Ukraina duhet të largohet nga vija e frontit në Donbas, atëherë edhe forcat ruse duhet të veprojnë njëjtë.

Rusia, në anën tjetër, insiston në koncesione territoriale, duke kërkuar gjithë rajonin ukrainas të Donbasit. Nëse nuk ndodh ashtu, Putini ka thënë se rusët do ta marrin atë rajon me forcë.

Kancelari Merz ka thënë se tani është shansi më i madh për proces të paqes prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022 dhe që Shtetet e Bashkuara kanë bërë kontribut të madh për garanci të sigurisë për Ukrainën.

Një grup prej shtatë shteteve të Bashkimit Evropian, liderët e BE-së dhe Zelensky e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se mbështesin një ushtri ukrainase prej 800.000 trupash, një forcë multikombëtare të udhëhequr nga evropianët dhe një mekanizëm të udhëhequr nga amerikanët për monitorim dhe verifikim për të zbatuar një armëpushim eventual.

Ndërkohë, shumë agjenci të lajmeve i kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se propozimet e diskutuara në Berlin i ngjasojnë Artikullit 5 të NATO-s.

Ky artikull parasheh që sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare të aleancës.

Uashingtoni nuk ka dhënë hollësi se si do t’i ofrojë garancitë e sigurisë, ndonëse ka pasur zyrtarë që kanë thënë se një ofertë e tillë nuk do të jetë përgjithmonë në tavolinë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë më 15 dhjetor se heqja dorë e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO është “gurthemel” për një marrëveshje për paqe në sytë e Kremlinit, dhe që Rusia prej të dëgjojë nga zyrtarët amerikanë se çfarë është diskutuar në Berlin, pasi Moska nuk ka qenë e përfshirë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: marreveshjeTrumpUkraine

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara

Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com