GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump: Tarifat e reja nisin më 2 prill, do të marrim Groenlandën 100%

20:34 - 30/03/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Tarifat e reja nisin më 2 prill, do të marrim Groenlandën 100%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump tha dje në mbrëmje se nuk do të kishte vonesa në vendosjen e tarifave të reja më 2 prill, dhe se nuk përbënte një shqetësim nëse prodhuesit e automjeteve do të rrisnin çmimet, sipas “NBC News”.

Në një intervistë telefonike që zgjati më shumë se 10 minuta, Trump diskutoi gjithashtu angazhimin e tij për aneksimin e Grenlandës dhe përsëriti se opsioni ushtarak ishte pjesë e tryezës së bisedimeve.

Pas një jave debatesh të nxehta rreth informacioneve të klasifikuara të ndara në aplikacionin “Signal”, tarifave të reja dhe pretendimeve për të marrë kontrollin e Groenlandës – presidenti amerikan tha se agjenda e tij politike nuk kishte shkaktuar paqëndrueshmëri në “Wall Street” apo ulje të besimit te konsumatorit – duke vënë në dukje një sondazh që tregoi se numri i amerikanëve që besojnë se vendi është në rrugën e duhur ishte në nivele rekord.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk ishte një shqetësim për të nëse prodhuesit e automjeteve do të rrisnin çmimet pasi ai njoftoi se do të vendoste tarifa të reja prej 25% për të gjitha automobilat e prodhimit të huaj.

I pyetur se cili ishte mesazhi i tij i fundit për CEO-t e industrisë motorike dhe nëse ai i kishte paralajmëruar ata për rrezikun e rritjes së çmimeve, Trump tha: “Mesazhi është urime, nëse e proshoni makinën tuaj në SHBA, do të fitoni shumë para – pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka tarifa”.

Trump tha dje gjithashtu se ai kishte zhvilluar “absolutisht” biseda reale rreth aneksimit të Groenlandës, e cila aktualisht është një territor gjysmëautonom danez.

“Ne do të marrim Groenlandën. Po, 100%”, theksoi Trump.

“Ekziston një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake”, tha ai.

Deklarata e Trump, vjen një ditë pasi zëvendëspresidenti JD Vance vizitoi Groenlandën me bashkëshorten e tij, Usha dhe u takua me anëtarët e shërbimit në bazën hapësinore “Pituffik”, një bazë e Forcave Hapësinore të SHBA-së, në bregun veriperëndimor të Groenlandës.

“Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë – ju nuk keni bërë një punë të mirë nga populli i Groenlandës”, tha Vance ndersa vizitoi bazën hapësinore “Pituffik”.

I pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte Rusisë dhe pjesës tjetër të botës blerja e Groenlandës, Trump tha: “Unë nuk mendoj vërtet për këtë. Nuk më intereson vërtet. Groenlanda është një temë shumë e veçantë, shumë e ndryshme. Është paqja ndërkombëtare. Është siguria dhe forca ndërkombëtare”.

“Ju keni anije që lundrojnë jashtë Groenlandës nga Rusia, nga Kina dhe nga shumë vende të tjera. Dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodhin gjëra që do të dëmtonin botën ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Etiketa: Donald TrumpgroenlandaSHBATrump

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Siria shpall qeverinë e re por pa kryeministër, kush e drejton kabinetin qeveritar

Siria shpall qeverinë e re por pa kryeministër, kush e drejton kabinetin qeveritar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama
Aktualitet

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

14:25 - 16/03/26

Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime për këtë forcë politike. Nga...

Lexo më shumë
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Ndryshimet në statutin e PD-së, reagon Salianji: Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë!

14:07 - 16/03/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!” Tabaku: Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh

14:05 - 16/03/26
PD zyrtarizon kërkesën mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë

13:39 - 16/03/26
PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

13:16 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com