GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trupa të djegur dhe të vënë njëri mbi tjetrin, pamje tronditëse në Bucha

09:35 - 06/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trupa të djegur dhe të vënë njëri mbi tjetrin, pamje tronditëse në Bucha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Gjashtë trupa të djegur të vendosur mbi njëri-tjetrin ishin duke u hetuar të martën në qytetin Bucha, në rrethinat e Kievit, ku pas largimit të forcave ruse kanë dalë në pah prova rrënqethëse për vrasje dhe torturime.

Nuk është e qartë se kush ishin personat apo se në çfarë rrethanash ata ishin vrarë. Një nga kufomat ishte më e vogël se të tjerat, ndoshta e një fëmije, tha Andrii Nebytov, kreu i policisë në rajonin e Kievit. Një nga kufomat kishte një plagë me armë në kokë.

Trupat e parë nga gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press ishin fare pranë një rruge rezidenciale, pranë një vendi lojërash shumëngjyrësh dhe të boshatisur, dhe ishin të dukshëm për kalimtarët që kishin dalë me ndroje përjashta për të marrë ndihma.

“Është e tmerrshme”, tha Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky në vendngjarje, ku kishte edhe gazetarë të tjerë. Ministri tha se Presidenti rus Vladimir Putin duhet “të shkojë në ferr”.

Gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press kanë parë dhjetëra kufoma nëpër qytetin Bucha, nga ku forcat ruse u tërhoqën javën e kaluar. Imazhet e disa prej trupave me duart e lidhura kanë tmerruar botën. Shumë nga viktimat e para nga gazetarët e Associated Press duket se janë qëlluar me armë nga afër, disa prej tyre në kokë. Të paktën dy prej tyre i kishin duart të lidhura.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kufomat e të paktën 410 civilëve janë gjendur në qytetet përreth Kievit, të cilat u çliruan gjatë ditëve të fundit. Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas e ka përshkruar njërën nga dhomat e zbuluara në Bucha si një “dhomë torturash”.

Imazhet e tmerrshme të trupave të keqtrajtuar apo të djegur dhe të lënë përjashta, ose të varrosur me nxitim, kanë shkaktuar thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit, në veçanti për një ndërprerje të importeve të karburantit nga Rusia. Gjermania dhe Franca reaguan duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, duke sugjeruar se janë spiunë, dhe Presidenti amerikan Joe Biden tha se Presidenti rus Putin duhet gjykuar për krime lufte.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u largua për herë të parë nga Kievi, që kur lufta filloi rreth gjashtë javë më parë, për të parë nga afër ato që i quajti “gjenocid” dhe “krime lufte” në qytetin Bucha./VOA

Etiketa: Buchamasaker

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Kush vjen pas Metës? Nisin negociatat mes PD dhe PS për Presidentin e  ri

Përralla me President!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com