GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Do t’i mundim këta politikanë maskarenj”/ Aktivisti Edison Lika: Të mbështesim çunat e tjerë, se disa i liruan

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Do t’i mundim këta politikanë maskarenj”/ Aktivisti Edison Lika: Të mbështesim çunat e tjerë, se disa i liruan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Edison Lika i është bashkuar protestës së 54-të para Kryeministrisë, ku vetëm pak orë më parë u shoqërua dhe u tërhoq zvarrë nga policia, pasi po protestonte para Kuvendit. Duke folur para qytetarëve, Lika tha se të gjithë bashkë do ta mundun këtë klasë politike,

Më tej, i riu shtoi se nuk ka njerëz që urrejnë njëri-tjetrin se sa 83 deputetët e PS-së. Kjo, pasi sipas tij protestuesit i bashkon dashuria për lirinë, kurse ata i bashkon interesi momental.

Edison Lika: Ne nuk pranojmë të na marrin ata gjithçka, ama ne do ua marrim buzëqeshjen. Nuk ka njerëz që e duan më shumë njëri-tjetrin se ju në shesh. Nuk ka njerëz që urrejnë njëri-tjetrin se sa 83 deputetët e PS-së. E dini pse? Sepse ne na bashkon dashuria për lirinë, kurse ata i bashkon interesi momental. Ne do jemi çdo ditë para këtij pushteti të buzëqeshur, sepse kjo është gjëja më e bukur që i ka ndodhur Shqipërisë, i ka ngjallur Shqipërisë shpresën, që njerëzit të fitojnë besimin te njëri-tjetrin, që ta çlirojnë njëri-tjetrin.

Me dashurinë që kemi për njëri-tjetrin do t’i mundim këta politikanë maskarenj. I kemi parë gjërat ndryshe, e kemi parë dhe do ta bëjmë politikën ndryshe, e kemi parë diasporën ndryshe. Politikën do e bëjmë me dashuri për njëri-tjetrin, me buzëqeshje. Tani të mbështesim çunat e tjerë, sepse disa i liruan, edhe Meçanin e liruan. Duajeni Shqipërinë, duajeni njëri-tjetrin, së bashku do e ndërttojmë Shqipërinë e re

Një aktivist deklaroi se kërkesat e dala nga protesta janë  jetike dhe legjitime, ndërsa shtoi se shteti i ka trajtuar protestuessit si terroristë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se terroristët ndodhen në Parlament dhe jo në bulevard.

Sipas tij, qeveria është bërë njësh me krimin, ndaj protestuesit thërrasin ‘Qeveri e krimit’. Më tej, i riu tha se Parlamenti nuk i përfaqëson më qytetarët, ndërsa bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protestat e tjera.

Aktivisti: Sot kam parë akte dhune të paprecedente dhune, kam parë vdekjen e demokracisë. Sot kam parë kriminelë, nuk i pashë me maska e doreza, por me kostume e kollare që rrinin në karriget e Parlamentit. Pashë policinë që na hodhi ujë e spraj me piper edhe pse protestonim paqësisht. Pashë policinë të na sulmonte sikur të ishim terroristë, por terroristët ishin brenda në Parlament. Shqipëria duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr këtë tumor. Është koha që krimi të largohet nga qeveria.

Kërkesat tona janë jetike dhe legjitime. Ky shtet na ka trajtuar në si terroristë, por terroristët janë në parlament. Qeveria është bërë njësh me krimin, ndaj ne kur jemi në shesh bërtasim, qeveri e krimit. Ne nuk kemi për ta duruar këtë dhunë. Keni arrestuar gazetarë, fëmijë, njerëz në moshës, keni dhunuar njerëz me aftësi të kufizuara, ju jeni të pafytyrë, pa shtyllë kurrizore, zvarranikë, bëni sikur na mbroni, por jeni zvarranikë.

Ky Parlament nuk na përfaqëson më, nuk na përfaqësoni. Shqiptarë, është koha të dëgjoni, të reflektoni, të shikoni dhunën që ushtrohet dhe të bashkohemi, ejani në protestë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj u shpreh se protestuesit janë përballur sot me një dhunë të paprecedentë nga policia.

Ajo shtoi se fëmijë, të moshuar dhe njerëz që kanë probleme shëndetësore, janë përballur me gazin lotsjellës dhe ujin me piper. Vatnikaj deklaroi se përveç kësaj, protestuesit janë përballur edhe me gjuhën e zgjatur kriminale të Taulant Ballës, Ulsi Manjës dhe të Edi Ramës.

Në fund, aktivistja tha se sa më shumë dhunë të ushtrohet nga policia, aq më shumë rritet rezistenca dhe solidariteti i qytetarëve.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Pavarësisht se prej 54 ditësh po protestojmë në mënyrë paqësore, sot jemi përballur me një dhunë të paprecedentë, të pajustifikueshme nga ajo që ne e quajmë Polici e Shtetit. Sot, fëmijë, të moshuar, fëmijë të tjerë, njerëz që kanë probleme shëndetësore, janë përballur me gazin lotsjellës, me dhunën e policisë, me ujin me piper dhe dhjetëra prej tyre gjenden ose në spital, ose në komisariate.

Sot, përballë nuk kemi pasur, ne themi, një polici që është me ne. Sot kemi pasur përballë gjuhën e zgjatur kriminale të Taulant Ballës, të Ulsi Manjës, të Edi Ramës dhe dorën e zgjatur të krimit në Parlament.

Ne e dimë që dhuna juaj nuk na mërzit dhe, kur na shantazhoni familjarët tanë, nuk na kërcënoni. Por, siç kemi pasur ne në fytyrën e shokëve tanë të arrestuar, ju themi se nuk ju kemi frikë. Nuk ju kemi frikë.

Sot, si asnjëherë më parë, kemi parë policë që fshihen për të mos kapur kriminelët. Ata policë që mbrojnë sot Edi Ramën dhe Belinda Ballukun kishin marrë urdhër që të na gjuanin, që të na rrihnin dhe të na arrestonin.

Megjithatë, sot Policia e Shtetit duhet ta shohë se sa më shumë dhunë të ushtroni ju, aq më shumë numra ka në shesh. Sa më shumë na rrihni, aq më shumë shtohet rezistenca jonë. Sa më shumë gaz të hidhni, aq më shumë solidaritet ka mes nesh. Prandaj, për këdo që mendon se i ka frikësuar aktivistët apo familjarët, ju themi se nuk ju kemi frikë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty
Breaking Views

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë
Breaking Views

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Para
Ish-deputetja e PS-së bashkohet me protestën te Komisariati 3, pas ndalimit nga Policia të dy kolegeve të saj

Ish-deputetja e PS-së bashkohet me protestën te Komisariati 3, pas ndalimit nga Policia të dy kolegeve të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26

Një nga personat më të kërkuar nga SPAK, Denis Tafili, pjesë e grupit të Visit të Pojës, është shfaqur sot...

Lexo më shumë
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26
Masakra në Roskovec, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Masakra në Roskovec, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

19:47 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com