GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tubimi për dorëheqjen e Veliajt/ Policia arreston protestuesit, procedohen përfaqësuesit e opozitës

11:57 - 20/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Veliaj të dorëheqjet dhe arrestohet”, ç’ndodhi në protestën te Bashkia dhe kur zhvillohet e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona, pjesë e protestës së djeshme te Bashkia Tiranë, janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Dy 18-vjeçarë janë vënë në pranga për hedhjen e molotovëve,ndërsa një tjetër është arrestuar për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.

Katër janë proceduar në gjendje të lirë, mes tyre përfaqësuesit e opozitës Tedi Blushi dhe Klevis Balliu. Ndërsa tetë persona janë shpallur në kërkim.

“Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K.V. (Kevin Vidrica), 18 vjeç, dhe B.M.,18 vjeç (Bernard Metaliaj)”, njoftoi policia.

“Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov). Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K. (Franci Kaloshi) banues në Lushnjë. Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K.B. (Klevis Balliu), T.B. (Tedi Blushi), E.V. (Enri Vrenozi), D.B. (Dritan Bardhi). Po punohet për kapjen e shtetasve A.T. (Avni Tobli), R.D. ( Rubin Dashi), A.M. (Artan Muçmata), J.H. (Joni Hoxh), B.Z. (Besim Ziri), B.Gj. ( Besar Gjeçaj), E.P. (Erjon Prenga), dhe A.P. (Alfred Pëllumbi). Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale”, shtuan të njëjtat burime.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Të premten, u zhvillua protesta e tretë para Bashkisë Tiranë pas arrestimeve të drejtorëve të Erion Veliajt lidhur me dosjen “5D”. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Veliajt dhe arrestimin e tij. Gjatë tubimit, u hodh molotov drejt bashkisë, ndërsa pati momente tensioni mes policisë dhe protestuesve, teksa këta të fundit kanë tentuar të heqin barrierat metalike që i ndanin nga muret e godinës së institucionit.

“Dhuna në protestë” u dënua njerëzi nga ambasadat kryesore në vend, ç’ka shkaktoi pakënaqësi te shumë qytetarë, të cilët e interpretuan mesazhin e selive diplomatike si mbrojtje ndaj zyrtarëve të korruptuar.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1protesta te bashkia

Lajme të lidhura

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

13:51 - 20/03/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë
Aktualitet

Ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së në Tiranë urojnë për Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi

13:45 - 20/03/26
Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama
Aktualitet

Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama

13:13 - 20/03/26
Para
Protesta për dorëheqjen e Veliajt, hidhet molotov në derën e bashkisë (Pamjet)

Ambasadat “dënuan dhunën” në protestën te bashkia, AMT: Reagim i pavend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

13:51 - 20/03/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Berlin, ku...

Lexo më shumë
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së në Tiranë urojnë për Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi

13:45 - 20/03/26
Shqipëria U-19 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos goli i Leart Krasniqit

Trajneri Fatjon Tafaj publikon listën e kuqezinjve për sfidat e raundit të parë të Europianit U-19

13:25 - 20/03/26
Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama

Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama

13:13 - 20/03/26
Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i  Vlorës nga betonizimi

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi

13:02 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com