GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Turi i Lul Bravës/ Nga prilli në prill, 12 muaj luftë civile

19:56 - 31/03/22
në Opinion, Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Një zgjidhje për opozitën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lufti Dervishi

Nga prilli në prill. Një tur në datat më të rëndësishme të historisë së PD-së gjatë një viti. Autobuzi me përfaqësues të Partive Popullore Europiane erdhi në Tiranë për t’u sqaruar rreth situatës të turbullt që po kalon partia simotër prej një viti.  Në bllokun e shënimit të kryetarit të delegacionit të zgjeruar ishte shënuar: “nga prilli në prill, 12 muaj luftë civile” Autobuzi u parkua në selinë e PD-së.  Të ftuarit u bën kurioz rreth një pllakate xhami.

“Kjo i kushtohet 300  themeluesve të Partisë Demokratike” – sqaroi ciceroni- ndërsa këtu në këtë shesh historik, ku do të kthehemi sërish pas dy orësh, ka mbajtur fjalimin historik Lulzim Basha më 27 prill 2021, dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve të treta parlamentare. Këtu është kumtuar: Tani fillon lufta!

Në parantezë, lufta në PD, nisi disa ditë më pas, saktësisht më 19 maj, me shpalljen non – grata të ish kryetarit të PD-së Sali Berisha. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që nisi një vit më pas përfundoi, ndërsa lufta civile në PD vijon.

Më pas përfaqësuesit e EPP-së, u futën në selinë e kryetarit të PD-së!

Në këtë zyrë ka punuar Lulzim Basha. Ai u rizgjodh kryetar i PD-së me 13 qershor 2021 me 81% të votave të anëtarësisë. Në këtë zyrë, vijoi Ciceroni, janë marrë vendime shumë të rëndësishme. Vendimi më i rëndësishëm që ka marrë zoti Basha, nuk ka qenë dalja nga Parlamenti, mos futja në zgjedhjet lokale, por ka qenë vendimi i datës 9 shtator 2021 për të ngrirë, ish kryetarin Berisha nga grupi parlamentar. Vendimi i datës 9 shtator ishte si të thuash 11 shtatori i PD-së.  Të nesërmen e kësaj dite, Lul Basha u quajt, Lul Pengu.

Nga selia e PD-së, autobuzi ndaloi te Stadiumi Air Albania!

“Këtu në këtë stadium është mbajtur Kuvendi Historik i datës 11 dhjetor 2021 ku 5000 delegatë të Partisë Demokratike, në mënyrë krejt demokratike, shkarkuan me shumicë dërrmuese votash, kryetarin, kryesinë, sekretariatin dhe këshillin kombëtar të partisë.

Pa mbaruar ciceroni autobuzi u afrua në Pallatin e Kongreseve:

Ndërsa këtu Kuvendi i Partisë Demokratike, me kryetar Lulzim Bashën, i mbledhur një javë më vonë, me votën e 5004 delegatëve të ulur në 1870 karrike konfirmoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar për shkak të “non gratës” amerikane.

Në të njëjtën ditë, anëtarësia e PD-sé konfirmoi vendimin në referendum për të shkarkuar Lulzim Bashën me 99% të votave. Mos harroni që 6 muaj më parë ishte zgjedhur me 81% të votave të anëtarëve.

Nga pallati kongreseve, autobuzi ndaloi para kryeminstrisë.

Këtu është selia e qeverisë së krimit, që ka vjedhur zgjedhjet rregullisht më 2017, 2021 dhe do t’i grabisë sërish sa herë të ketë zgjedhje. Demokratët kanë protestuar shumë, por kjo seli është e vështirë të merret sepse kryeministri blindon dyert, ndërsa xhamat që shikoni janë edhe të blinduar. Siç e shikoni ky kryeministër jo vetëm që nuk mban premtimet, por edhe tallet. Ja ka vënë instalacionin me tre kuaj. Po të ishte një kalë do të mendonim për kalin e Trojës, por meqë ka vendosur tre kjo do të thotë se ai tallet me “trekëndëshin e Bermudës!

Pak më tej autobuzi ndaloi para Presidencës.

Këtu ka banuar për 5 vjet Ilir Meta. Socialistët u përpoqën dy herë për ta shkarkuar, por nuk e shkarkuan dot. Kjo godinë ishte nisur për selinë e Ambasadës Sovjetike…

Nuk jemi interesuar se çfarë ka bërë Presidentin se ai i përket së majtës ndërhyri një nga anëtarët e EPP-së.

– Ka rëndësi – tha ciceroni,  se ky person përshpejtoi shkarkimin e Bashës, me vendimin për të mbajtur zgjedhjet e pjesshme në 6 mars në 6 bashki! Kjo ishte pabesi!

Autobuzi u kthye aty ku e nisi turin- sërish te selia e PD-së.

Këtu është selia e PD-së! Tani ngjan pak si kantier, por ka një histori të madhe! PD ka zhvilluar në jetën e saj 32 vjeçare shumë beteja me socialistët, por betejën më të përgjakshme e ka zhvilluar më 8 janar.

Kjo betejë për selinë e PD-së, e mbështetësve të Berishës  përfundoi me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome të cilët policia i përdori për të shpërndarë protestuesit paqësorë që kishin ardhur me shkallë, hunj, kokëdashi dhe mjete të tjera paqësore. Nga ky moment, kryetari në detyrë i PD-së u quajt Lul Brava.

Më pas, siç ju thashë më parë, erdhi 6 marsi dhe kandidatët e Berishës fituan dhe çdo gjë ndryshoi. Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe nga ajo ditë ju hoqën epitetet: pengu, brava, kimiku si dhe akuzat si agjent i rusëve dhe i Taulant Ballës (kryetar i grupit parlametar në PS-në).

Deputetët që mbështesnin ish kryetarin e PD-së kaluan te Berisha me justifikimin që kishin 6 muaj të gënjyer me Bashën.

Ditën pas dorëheqjes së Bashës, mbështetësit e Berishës erdhën dhe morën godinën. Atë ditë ra si çmimi hekurit ashtu edhe i skrapit. Dhjetëra ton hekur, dhe xhama të blinduar u larguan nga selia dhe tani kjo seli është në dorë të demokratëve që po shohin drejt së ardhmes.

PD tani është më e hapur, më e bashkuar më e sigurtë!

Zotërinj- përfundoi ciceroni shpjegimin- këta (duke ju referuar drejtuesve të PD-së) për momentin janë shumë të zënë me njëri-tjetrin sa nuk po gjejnë dot kohë të heqin Ramën.

Etiketa: 12 muaj turdoreheqjeKongresekryesore2Lulzim BashaLutf DervishimbledhjeOpinionPartia DemokratikeZgjedhje

Lajme të lidhura

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Para
Skandal/ Vllaznisë i anullohet gol i rregullt në sekondën e fundit, finalja vendoset në ndeshjen e radhës

Skandal/ Vllaznisë i anullohet gol i rregullt në sekondën e fundit, finalja vendoset në ndeshjen e radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në...

Lexo më shumë
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com