GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Turizmi shqiptar ngelet poshtë nivelit para pandemisë, turistët nga Kosova në rënie

15:03 - 25/03/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Turizmi shqiptar ngelet poshtë nivelit para pandemisë, turistët nga Kosova në rënie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri turizmi ngelet poshtë niveleve të para pandemisë për periudhën Janar-Shkurt 2022. Një ndër shkaqet ngelet rënia e fluksit nga Kosova.

Për dy muajt e parë të vitit, për periudhën Janar-Shkurt në Shqipëri kanë hyrë 395 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi kishte lehtësuar masat shtrënguese nga pandemia sipas INSTAT.

Megjithatë në krahasim me Janar-Shkurt 2019, që ka qenë dhe viti më i mirë i turizmit shqiptar, hyrjet janë 5% më të ulëta.

Kosovarët që mbajnë peshën kryesore të turizmit shqiptar në periudhën e pandemisë, kanë vazhduar të jenë me rënie edhe në shkurt. Për Janar-Shkurt 2022, hyrjet e shqiptarëve nga Kosova ishin 21% më pak se në Janar-Shkurt 2021 dhe gati në të njëjtin nivel me periudhën e para pandemisë. Vendosja e kriterit të vaksinimit dhe testit molekular nga qeveria e Kosovës në fillim të vitit ndikoi në uljen e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri, duke dhënë impakt negativ tek turistët.

Por rënia e turistëve nga Kosova, në krahasim me përiudhën Janar-Shkurt 2021, është plotësuar nga hyrjet e shtuara nga Greqia dhe Italia. Hyrjet e nënshtetasve të huaj nga Italia ishin 20% më të larta krahasur me periudhën e para-pandemisë, ndërsa nga Greqia ngelen 34% më pak sipas INSTAT.

Hyrjet e shtetasve nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët zënë vendin e dytë dhe të tretë pas Kosovës ishin pothuajse në të njëjtat nivele të një vit më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2022, janë 458,951 dhe  krahasuar me Shkurt 2021 rezulton me një rritje 27,3%. Në Shkurt 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 200, 997. Në krahasim me Shkurt 2021, numri është rritur me 27,1% sipas INSTAT.

Vendet të cilat kanë hyrjet më të larta në Shqipëri, Spanja dhe Greqia kanë rritjen më të madhe me nga 4,3 herë për dy muajt e parë të vitit 2022. Kosova ka ardhur në rënie me 21,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021.

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga Shqipëria gjatë peridhës Janar-Shkurt 2022 është 665,623 duke u rritur 33,0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Burimi: INSTAT

Lajme të lidhura

Largimi i moshave të reja, emigracioni i shkakton vendit 800 mln euro humbje në vit
Aktualitet

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo person i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

18:52 - 17/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:46 - 17/01/26
Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Para
Pas vendimit të Gjykatës, Berisha shkon në selinë e PD: E jona, s’ka!

Pas vendimit të Gjykatës, Berisha shkon në selinë e PD: E jona, s’ka!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largimi i moshave të reja, emigracioni i shkakton vendit 800 mln euro humbje në vit
Aktualitet

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo person i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

18:52 - 17/01/26

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptar i aftë për punë...

Lexo më shumë
“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës: Edi Rama frikacak! Jep dorëheqje

18:33 - 17/01/26
U mor i pandehur, Meta reagon sërish nga burgu: Të gjenden ata që kanë bërë veprime të paligjshme

Meta: Tarallakëve që duan të ma bëjnë “malore” paraburgimin, ua kujtoj se unë në mal kam lindur

18:17 - 17/01/26
SHBA/ Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Përplasja për Groenlandën, Trump vendos tarifa doganore ndaj shteteve europiane

18:04 - 17/01/26
“Përballje me të keqen”, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!

‘Paketa e Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

17:32 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com