GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale / Dominim i ekipeve të Tiranës, fiton finalet në të treja moshat

10:32 - 17/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Turneu i Përfaqësueseve Rajonale / Dominim i ekipeve të Tiranës, fiton finalet në të treja moshat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit me qëllim evidentimin e talenteve të reja ka ulur siparin edhe për këtë vit. E veçanta e finaleve këtë edicion ishte fakti se në të treja finalet u vunë përballë ekipet përfaqësuese të Tiranës dhe të Fierit për moshat U-13, U-14 dhe U-15.

Këtë të enjte, në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz u zhvillua finalja e madhe e grup-moshës U-15, ku Tirana është shpallur fituese, pasi mundi Fierin nga pika e bardhë e penalltive, duke u treguar më të saktë.

Në ndeshjen e zhvilluar paraditen e të enjtes, të dyja skuadrat dhuruan paraqitje mjaft të mira, me fierakët të cilët kaluan të parët në avantazh, duke shënuar fillimisht me Ibishin në minutën e 26-të, e më tej i njëjti lojtar do të dyfishonte shifrat në minutën e 38-të.

Në fraksionin e dytë të lojës, kryeqytetasit do të barazonin shifrat me Mihanën, i cili do të ngushtonte rezultatin në minutën e 45-të, ndërsa sërish Mihana barazoi në minutën e 58-të fundit, duke i dërguar nën 15-vjeçarët drejt 11-metërshave, ku ekipi i Tiranës, i drejtuar nga tekniku Altin Birçe u tregua më i saktë dhe duke u kurorëzuar kështu si kampionë të kësaj grup-moshe.

Në finalen e moshës U-14, Tirana e trajnerit Artion Poçi arriti të mundë me vështirësi Fierin e drejtuar nga Bledion Guga me rezultatin 2-1. Ademi kaloi në avantazh ekipi kryeqytetas në minutën e 11-të, ndërsa Kumbaro barazoi shifrat në minutën e 20-të. Pa u mbyllur pjesa e parë erdhi edhe goli i Nezës që do të rezultonte vendimtar pasi vulosi triumfin e nën 14-vjeçarëve të Tiranës.

Në finalen e tretë dhe të fundit për moshën U-13 u vunë përballë Tirana e trajnerit Luan Pinarit dhe Fieri i drejtuar nga Bledar Borova. Ishte një ndeshje shumë e balancuar që u vendos nga goli i realizuar nga Shpani në minutën e 52-të e që i dhuroi suksesin final 1-0 ekipit kryeqytetas.

Të treja finalet, që u ndoqën edhe përfaqësuesi i FSHF-së, Sulejman Mema, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, Ervin Bulku, Ardi Behari, Agron Kërçova e Armand Damo, u fituan nga ekipet e Zyrës Rajonale të FSHF në Tiranë.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

FINALET

Mosha U-15 – Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Tirana – Fieri           2-2  (4-3 penallti)

Golat: Mihana 45’, 58’ / Ibishi 26’, 38’

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  

Mosha U-14 – Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Tirana – Fieri           2-1

Golat: Ademi 11’, Neza 32’ / Kumbaro 20’

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Mosha U-13 – Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Tirana – Fieri           1-0

Golat: Shpani 52’

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                  

Etiketa: FitoreMoshatTiranaturneu rajonal

Lajme të lidhura

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik
Sport

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A
Breaking Views

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Para
Një ditë para Kuvendit, zbardhet mesazhi i PD për delegatët

Një ditë para Kuvendit, zbardhet mesazhi i PD për delegatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com