GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

20:20 - 11/08/25
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Drita” i Televizionit Spektri i ka kushtuar një dokumentar të veçantë turneut të futbollit në Luginën e Preshevës, i mbështetur plotësisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Gazetari dhe autori i emisionit, Burhan Behluli, ka ndjekur nga afër gjithë rrugëtimin e turneut, i cili zgjati 5 ditë dhe u mbyll me vizitën historike të Presidentit Armand Duka në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe me finalet e turneut ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç.

Në intervistën e zhvilluar me gazetarin Behluli, Presidenti Duka ndau emocionet e tij nga vizita në Preshevë dhe Bujanoc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin lokal, mbështetjen për fëmijët dhe talentet e zonës, si dhe foli për Kampionatin Europian U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

INTERVISTA E PLOTË:

Turneu i Luginës së Preshevës i mbështetur nga FSHF – Qëllimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, objektivi i saj, është motivimi i fëmijëve kudo që ata jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik, përveçse të promovojë futbollin. Futbolli ka vetëm një gjuhë: gjuhën sportive, gjuhën e topit, gjuhën e golit, respektin për shokun, kundërshtarin, lojën, veten dhe pikërisht këto duam të përcjellim. Nëpërmjet këtij respekti dhe lojës të krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe t’i edukojmë sa më mirë fëmijët tanë, kudo që ata jetojnë. Duke qenë në përfundim të këtij turneu simbolik, që nuk mund të themi se e zhvilloi futbollin në Preshevë, por ky është vetëm fillimi. E përsëris, mund ta konsiderojmë si fillimin e një organizimi të ri. Ne kemi bërë edhe biseda me të gjithë aktorët sportivë futbollistikë në Luginë, me të cilët do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi, për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.

Për herë të parë në Preshevë dhe Bujanoc, a mund të na tregosh përshtypjet e tua të para nga gjithë kjo vizitë që keni bërë? – Fantastike. Unë e thashë, nuk jam pronar i oratorisë dhe fjalës, më shumë ndoshta i veprave. Prandaj thashë fantastike, sepse e ndjeva. Kam qenë vërtet shumë i emocionuar, duke parë fëmijët, duke parë kënaqësinë dhe gëzimin e tyre që merrnin pjesë në këtë turne, dhe kënaqësinë që kanë për ta ushtruar lojën e futbollit. Përveç kënaqësisë që kam marrë edhe unë nga fëmijët dhe emocioni i tyre, nuk kam çfarë të them përshkrim tjetër.

Takimi me kryetarët në Preshevë dhe Bujanoc – I kam takuar dhe i falënderoj për pritjen, Arbrin dhe Arditën, bashkë me stafet e tyre dhe stafet sportive. Ajo që kemi diskutuar në zyrë, dhe mund ta them edhe publikisht, është se ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë të askujt, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit, të Federatës së Futbollit, dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të ndihmojmë fëmijët në Luginë për të luajtur futboll. Të krijojmë, aq sa kemi mundësi, kushte më të mira. Unë besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.

Takimi me fëmijët – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Nuk është se unë mund t’i premtoj nëpërmjet atij takimi, por thashë që nëse ne dhe besoj që do të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu, nuk do të ndihmojmë vetëm për infrastrukturën, por edhe për të edukuar trajnerë nga Federata e Futbollit, për të ndihmuar me mbështetje si uniformat sportive, topat, gjë që e kemi bërë edhe më parë, por tani në një mënyrë më të organizuar, padyshim në bashkëpunim me çdo federatë tjetër. Mjafton që të luajnë futboll. Këtë ua thashë edhe fëmijëve. Unë uroj shumë që të gjithë të bëhen profesionistë, por është e pamundur. Duhet ta vazhdojnë futbollin. I kam inkurajuar që ta vazhdojnë atë, nuk është thjesht çështje se kush do të bëhet profesionist apo kush do të fitojë, por është edukimi që marrin nëpërmjet futbollit, përgatitja e tyre për jetën. I pyeta fëmijët: “A jeni më mirë duke luajtur futboll, apo me PlayStation?”, dhe u gëzova që më thanë: “Jemi më mirë me futboll”. Ky është qëllimi ynë.

Përfshirja e fëmijëve të Luginës së Preshevës në ekipet Kombëtare – Politika jonë është që dera është e hapur për çdo shqiptar që dëshiron, ka talentin, padyshim mundësinë dhe dëshirën për të luajtur me ekipet Kombëtare. Në turnet dhe projektet tona ata janë të ftuar, padyshim. Ajo që duhet të bëjmë është organizimi dhe mirëorganizimi i futbollit këtu.

Kampionati Europian U-21 2027 – E kam thënë mendimin dhe qëndrimin tim për Kampionatin Europian. Është një shans për shqiptarët dhe Shqipërinë që të organizojnë një kompeticion të këtij niveli, shumë të lartë, pas Kampionatit Europian për ekipet A. Ky është kampionati më i madh apo më i mirëorganizuar. Ky është një shans që duhet ta shfrytëzojnë të gjithë. Ta shfrytëzojë komiteti sportiv në Shqipëri për të gjitha benefitet që jep ai, por pse jo edhe në Serbi. Qëllimi dhe benefiti i parë është sportiv. Ne kemi benefite sportive nga ky organizim, promovojmë më shumë futbollin, promovojmë më shumë të rinjtë, përmirësojmë infrastrukturën. Por nëse nëpërmjet kësaj loje, nëpërmjet këtij organizimi shërbejnë edhe mesazhet e paqes, bashkëpunimit, urave të komunikimit, pse jo të kemi të gjitha benefitet e mundshme. Askush nuk duhet ta shohë një aktivitet sportiv me interferenca politike, por duhet ta shohë si futboll dhe si mesazh pozitiv që jep kjo lojë, që realisht ka treguar në gjithë historinë e vet se tejkalon shumë gjëra.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
Para
Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com