GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turqia dënon me dy shekuj e gjysmë burgim 37 spiunët e Mossad-it, mes të akuzuarve edhe shqiptari Rexhepi

09:11 - 21/09/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia dënon me dy shekuj e gjysmë burgim 37 spiunët e Mossad-it, mes të akuzuarve edhe shqiptari Rexhepi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata turke dënon me rreth dy shekuj e gjysmë burg në total, 37 të shpallur fajtorë si spiunë të shërbimit sekret “Mossad” të Izraelit.

Lajmin e publikoi rrjeti arab “The National” ditën e djeshme (20 Shtator). Të paktën 20 të tjerë u liruan nga akuzat, pasi nuk u gjetën prova.

Kurse ende nën hetim dhe proces është një grup tjetër, përfshi edhe shqiptarin Liridon Rexhepi, nga Kosova, i arrestuar më 30 Gusht në Stamboll nga forcat speciale dhe Antiterrori turk, pasi bënte financierin e Mossad dhe paguante agjentët me valutë cash apo dhe kriptomonedha.

Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe po redukton lidhjet me këtë vend, që prej nisjes së luftës brutale që po zhvillohet në Gaza. Në total u dhanë rreth 250 vite izolim.

Ahmet Koray Ozgurun dhe Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me 8 vjet burg secili për “zotërim informacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll. Ata kanë të drejtën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga 5 dhe 6 vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument. Zyrtarët turq nuk dhanë informacione për detajet e dosjes sëkrete dhe dokumentet e zotëruara që faktonin aktivitetin e spiunazhit, por u deklarua se dënimet bazoheshin tek krimi i kryer dhe “masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve”.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre, sipas asaj që citon rrjeti turk i lajmeve, “Haberturk”. Bashkë me të dënuarit, rreth 20 të akuzuar të tjerë u shpallën të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad-it në vend, kosovarin Liridon Rexhepi, që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga antiterrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për “spiunazh kundër shtetit”, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin “operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë”.

Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave, shkruan rrjeti i EBA, “The National“, teksa aktualisht ndodhet në proces hetimor dhe gjyqësor prej 30 Gushtit të këtij viti, kur edhe u arrestua.

Operacioni u njoftua nga autoritetet turke vetëm më 3 Shtator, teksa pati edhe një të ndaluar tjetër gjatë ndërhyrjes së forcave speciale në Stamboll.

Rexhepi bënte financierin e Mossad sipas prokurorisë turke dhe paguante agjentët në terren në Turqi dhe Siri, teksa mblidhte materiale sekrete për aktivitetin e politikanëve, por edhe nga institucione të ndryshme, si dokumente dhe filmime me dronë. Pagesat përveç transfertave me “Western Union” bëheshin edhe me kriptovaluta.

Etiketa: mossadTurqi

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com