GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Turqia dhe SHBA-ja do të koordinojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

23:08 - 05/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia dhe SHBA-ja do të koordinojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbesin “në koordinim të ngushtë” teksa po punojnë për zgjidhjen diplomatike të pushtimit rus të Ukrainës, tha Ministria e Jashtme e Turqisë pas bisedimeve që zhvilluan të shtunën zëvendësministrat e Jashtëm të dy shteteve. Raportet midis Turqisë dhe SHBA-së kanë qenë të tensionuara viteve të fundit për një varg çështjesh, përfshirë edhe blerjen nga Ankaraja të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe dallimeve të politikave në Siri dhe në lindje të Mesdheut. Uashingtoni kishte vendosur sanksione ndaj Ankarasë më 2020 për shkak të blerjes së sistemit S-400.

Turqia ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka raporte të mira me të dy shtetet. Ankaraja e ka cilësuar si të papranueshëm sulmin rus, por ka kundërshtuar që të vendosë sanksione ndaj Moskës. Në deklaratën pas bisedimeve midis zëvendësministrit të Jashtëm turk, Sedat Onal, dhe nënsekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman, në Ankara, Ministra e Jashtme turke tha se aleatët “kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“U theksua rëndësia e të qenit në koordinim të ngushtë për të menaxhuar ndikimet e shumanshme të krizës dhe për të mbështetur një zgjidhje diplomatike”, u tha në deklaratë dhe u shtua se dy zyrtarët biseduan edhe për raportet dypalëshe.

“U konfirmua vullneti i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dypalësh përmes një dialogu të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar dhe u theksua se pavarësisht mospajtimeve të vazhdueshme për disa çështje, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një agjendë të gjerë pozitive”, u tha në deklaratë.

Në përgjigje të pushtimit rus, Turqia ka mbyllur për qarkullimin e anijeve Ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve që lidhin Mesdheun me Detin e Zi sipas marrëveshjes së vitit 1936 që kufizon qarkullimin e disa anijeve ruse.

Megjithatë, Ankaraja ka kritikuar Perëndimin për përgjigjen ndja sulmit, duke thënë se sanksionet mbi Rusinë duhet të kenë synim që ta ndalin luftën.

Edhe pse ka raporte të ngushta me Rusinë në fushën e energjisë, mbrojtjes dhe tregtisë, Rusia po ashtu i ka shitur dronë Kievit, gjë që e ka zemëruar Moskën. Turqia, turizmi i së cilës varet shumë nga turistët rusë, po ashtu kundërshton politikat e Moskës në Siri dhe Libi, por edhe aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë./REL/

 

 

Etiketa: koordinonLuftapergjigjjaSHBATurqiaUkraine

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Emocione në “Për’puthen Prime”, Erioni ‘lë’ Rushen dhe zgjedh Mikelën

Emocione në “Për’puthen Prime”, Erioni ‘lë’ Rushen dhe zgjedh Mikelën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com