GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turqia dhuron 40 automjete për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia dhuron 40 automjete për Forcat e Armatosura të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.

“Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.

Ai përmendi faktin se një numër i lartë studentësh shqiptarë janë diplomuar në akademitë ushtarake turke, duke e cilësuar këtë një shtyllë të fortë të bashkëpunimit mes dy vendeve që prej vitit 1992. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e dhënë edhe për emergjencat civile, kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve financiare dhe granteve ushtarake, duke përmendura këtu nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit financiar ushtarak mes dy ministrive të mbrojtjeve të dy vendeve.

Duke folur për sfidat e sigurisë veçanërisht pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë që prej 24 shkurtit të këtij viti, ministri Peleshi tha se: “Ne kemi qenë kudo ku ishte NATO dhe jemi të pranishëm sa herë që NATO është. Ne jemi krenarë që ndajmë barrën tonë në Aleancë. Është një sfidë për secilin prej nesh që të përballemi me një mjedis të tensionuar dhe të rrezikshëm sigurie. Përgatitja e modernizimit dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake duhet të jetë në fokusin tonë. Dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s është e pazëvendësueshme në këtë drejtim”.

Nga ana e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay tha se kjo ndihmë është një manifestim i qartë i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë. “Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe dëshirojmë sinqerisht ta shohim atë si një anëtare të re të Unionit në përfundim të procesit”.

Në ceremoninë e dhurimit të automjeteve morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneral brigade Arben Kingji, atasheu ushtarak pranë ambasadës turke, Muhammed Kelami Kablay si dhe përfaqësues të tjerë të FA.

Etiketa: automjrtedhuronforcat e armatosura shqiptarTurqia

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
E fundit/ Qëlloi veten me armë gjahu, humb jetën 60-vjeçari

Arrestohet autori i plagosjes në Dibër, në kërkim bashkëpunëtori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com