GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Turqit e Fabrikës Beralb derdhin mbetjet e bakrit në lumin Fan, ndotja arrin tek bimët bujqësore

16:16 - 05/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqit e Fabrikës Beralb derdhin mbetjet e bakrit në lumin Fan, ndotja arrin tek bimët bujqësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në pamje dallohet pika ku rrjedha që del nga diga e fabrikës, bashkohet me rrjedhën normale të lumit, uji i te cilit siç shihet, vjen i pastër nga burimi. Prej këtu, uji i ndotur përshkon disa fshatra të njësisë administrative Gjegjan, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në ekonominë lokale dhe ekosistemin e zones.

Lekë Curri, banor i Fushë-Arrëzit tha se dëmi më i madh është shkaktuar në parcelat bujqësore që vaditen me ujin e lumit. Ai kërkon nga institucionet shtetërore të pezullojnë aktivitetin e fabrikës, derisa ajo të vendosë fitra në vend-depozitim.

“Dëmi më i madh është parcelat që ujiten me ujin e lumit. Duhet të dëmshpërblehen ata që janë dëmtuar. Duhet të pezullohen punime në fabrikë. Të merren masat për filtrimin e ujit. Shfrytëzuesi i fabrikës dhe shteti duhet të marrin masa. Duhet të ishte bë me parametra që të mos ndodhë kjo ndotje, tani që ka ndodh shteti nuk duhet të heshtë”, tha Curri për mikfronin e Report TV.

Shëndeti jonë është i rrezikuar, thekson Marte Nikolli, banore e zonës, duke kërkuar nga institucionet ta ndalin këtë masakër.

“Jo vetëm prodhimet bujqësore por dhe shëndeti ynë është i rrezikuar. Duhet të merren masa që kjo të mos ndodhë më se ka disa vite që përsëritet”, u shpreh ajo.

Ndërsa Jetmir Qafa, e krahason ujin e lumit me acidin duke theksuar se ka shkatërruar bujqësinë dhe turizmin. Ai paralajmëron se së shpejti do të depozitojnë padi ndaj kompanisë minerare “Ber Alb”.

“Uji është bërë i papërdorshëm për bujqësinë. Për turizëm as bëhet fjalë se uji ka kaluar çdo parametër, se është kthyer në acid. Ne do bëjmë padi për kompaninë, sepse duam të jetojmë në këto vende që kemi trashëguar nga të parët tanë. Pra duam të eliminohet ndotja”, tha Qafa.

Ekspertët paralajmërojnë se bakri që derdhet në lumë përmban dhe përqindje të vogla ari, pasi konsiderohet polimetal. Por kostot e pastrimit të mjedisit dhe rivendosjes së ekosistemit janë shumëfish më të larta.

Burime nga IKMT-ja thanë se kjo problematikë u evidentua edhe para tre muajsh ku kompania turke “Ber Alb” u gjobit me 10 milionë lek. Duket se gjoba nuk ka dhene efekt. Lumi Fan sot vazhdon të rrjedhë i ndotur…/ Report TV/

Etiketa: Beralbndotja

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Katër persona të lënduar nga përplasja e dy veturave në rrugën Sarandë-Delvinë

Katër persona të lënduar nga përplasja e dy veturave në rrugën Sarandë-Delvinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com