GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U-17 femra, Shqipëria barazon me Azerbajxhanin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
U-17 femra, Shqipëria barazon me Azerbajxhanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-17 për femra ka barazuar me rezultatin 3-3 ndeshjen e fundit me Azerbajxhanin, sfidë e vlefshme për Kampionatin Europian 2021/2022, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e sotme.

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Agustin Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Synaj, Tori, Bilinishta, Maxhalaku (c) (Dida 46’), Marku (Coka 56’), Danaj (Muca 85’), Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj, Kallbaqi (Habili 32’).

Ishin vajzat kuqezi ato të cilat kaluan të parat në avantazh, që në minutën e 7-të të takimit, pas një penalltie të akorduar në favor të skuadrës tonë, që u ekzekutua në mënyrë të saktë nga Klaudia Borci. Skuadra e drejtuar nga Kola bën një lojë të mirë, duke menaxhuar mirë rezultatin, teksa në minutën e 21-të dyfishon rezultatin. Era Methoxha godet nga jashtë zone një top që grushtohet fillimisht nga portierja mike, por Juarda Alijaj gjendet në zonë për ta dërguar topin në rrjetë. Disa minuta më vonë, kundërshtaret ngushtojnë shifrat, duke e dërguar rezultatin në 1-2. Skuadra mike arrin të gjejë rrjetën edhe dy herë të tjera në harkun kohor të 7 minutave, duke barazuar rezultatin në minutën e 40-të ndërsa në minutat shtesë të kësaj pjese, shënon edhe golin e tretë.

Në fraksionin e dytë të lojës, vajzat kuqezi nisin dukshëm më mirë, me dëshirën për të shënuar gol, teksa Agustin Kola freskon mbrojtjen, duke hedhur në lojë Erisa Didën dhe duke dalë nga loja Rexhina Maxhalaku në minutën e 46-të, ndërsa në minutën e 56-të, për shkak të një përplasjeje me portieren tonë, del e dëmtuar nga loja Donatela Marku dhe futet në lojë Jehona Coka, autorja e golit të tretë në minutën e 86-të të takimit, që barazoi kështu shifrat në 3-3.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria renditet e treta në grupin B, pjesë e Ligës B së bashku, ku ishte shortuar së bashku me Malin e Zi dhe Azerbajxhanin.

Etiketa: AzerbajxhaniGIJOTINAShqiperia

Lajme të lidhura

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje
Sport

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

18:53 - 22/09/26
Dëmtimi i Balliut në ndeshjen e fundit me Rayo Vallecanon, stafi mjekësor i Kombëtares po monitoron gjendjen e lojtarit
Sport

Dëmtimi i Balliut në ndeshjen e fundit me Rayo Vallecanon, stafi mjekësor i Kombëtares po monitoron gjendjen e lojtarit

17:23 - 22/09/26
Para
Enton Abilekaj: Basha krijoi çarje në PD, kjo pengon partinë të vijë në pushtet

Enton Abilekaj: Basha krijoi çarje në PD, kjo pengon partinë të vijë në pushtet

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com