GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U akuzua për krime lufte në Kosovë, vdes nënkryetari i Kuvendit serb

16:22 - 23/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua për krime lufte në Kosovë, vdes nënkryetari i Kuvendit serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, njëherësh gjenerali në pension, Bozhidar Deliq, ka vdekur në moshën 67-vjeçare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga institucioni ligjvënës. Shoqata e Veteranëve të Brigadës së Motorizuar 549, njoftoi se Deliq vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Ai u tha se vdiq në Moskë të Rusisë, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.

Deliq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 2 gusht të këtij viti. Në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, ai kishte udhëhequr listën NADA (Shpresa). Deliq u lind në fshatin Lugbunar të Gjakovës më 8 janar 1956. Ai ishte shef i shtabit të Brigadës së Motorizuar 715 të Ushtrisë së Republikës Sërpska gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Më pas ai u bë komandat i Brigadës së Motorizuar 549 gjatë luftës në Kosovë.

Në periudhën 2002-2005, ai ishte pjesëtar i Drejtorisë Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ai u pensionua nga karriera ushtarake më 2005. Si dëshmitar i mbrojtjes, ai dha dëshmi para Tribunalit të Hagës në gjykimin kundër ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq dhe gjeneralit Vladimir Lazareviq.

Deliq ishte pjesëtar i Partisë Radikale Serbe, lideri i së cilës, Vojslav Sheshel u dënua nga Tribunali i Hagës.  Më pas, më 2008 ai iu bashkua Partisë Përparimtare Serbe, që aktualisht është në pushtet në Serbi. Megjithatë, më 2011 u kthye të radikalët, por më 2020 u largua sërish nga partia e Sheshelit.

Më 16 gusht, Shoqata për krimet e luftës “Gjakova 98-99”, dorëzoi kallëzim penal kundër Deliqit në sektorin e krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.  Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohej se Deliq i kishte kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë.

Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, kishte dorëzuar dy kallëzime penale për krimet e dyshuara në Kosovë, por autoritetet serbe asnjëherë nuk sollën para drejtësisë Bozhidar Deliqin. Në kallëzimet penale të dorëzuar nga Fondi, bëhej fjalë për krimet e dyshuara të kryera ndaj popullatës civile në Tërnje dhe Landovicë të Kosovës.

Pasi Deliq ishte zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, kishte reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani kishte thënë se Deliq ishte komandat i një brigade ushtarësh “që masakruan mijëra kosovarë”.

Etiketa: Kosovenenkryetarvdews

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Vendosja e çipit tek njerëzit dhe lidhja e trurit me pajisjet teknologjike,  Elon Musk i pakënaqur me kompaninë e tij

Vendosja e çipit tek njerëzit dhe lidhja e trurit me pajisjet teknologjike, Elon Musk i pakënaqur me kompaninë e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com