GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I akuzuar për ngacmim seksual, Nju Jork: Ligjvënësit pranë përmbylljes së hetimit mbi Guvernatorin Cuomo

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për ngacmim seksual, Nju Jork: Ligjvënësit pranë përmbylljes së hetimit mbi Guvernatorin Cuomo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut informuan të enjten guvernatorin Andrew Cuomo se hetimet e tyre që mund të çojnë në shkarkimin e tij nga posti janë drejt përfundimit dhe i dhanë guvernatorit afat deri më 13 gusht të ofrojë prova shtesë.

Që nga muaji mars, komisioni juridik i Asamblesë së Nju Jorkut ka hapur hetime lidhur me ngritjen e akuzave ndaj guvernatorit Cuomo për ngacmime seksuale dhe informata jo të sakta ndaj publikut lidhur me goditjen e COVID-it në shtëpi të moshuarish si dhe për përdorimin e fondeve publike për botimin e librit të tij.

Në një letër dërguar të enjten, firma juridike që udhëheq hetimet, Davis Polk & Wardwell, i kujtoi ekipit mbrojtës të zotit Cuomo se kishte dërguar urdhër ligjor për të marrë disa dokumente dhe pret “zbatimin e plotë të urdhrit nga ana e guvernatorit” duke shtuar se thuajse po skadon afati.

Letra u bë publike nga demokrati Charles Lavine, kreu i Komisionit Juridik të Asamblesë. Komisioni ka planifikuar të takohet të hënën e ardhshme mbi këtë çështje.

Procesi në Asamblenë e Nju Jorkut pason bërjen publike nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të gjetjeve të një hetimi të gjatë se 11 gra që e kanë akuzuar guvernatorin për ngacmime seksuale ishin të besueshme në rrëfimet e tyre.

Zoti Cuomo ka këmbëngulur se nuk ka bërë asgjë të papërshtatshme, duke shtuar se gjetjet nuk reflektojnë faktet. Ai ndeshet me presion në rritje për të dhënë dorëheqjen. /VOA

Lajme të lidhura

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
Debat i ashpër në Senatin amerikan, deputeti republikan akuza ndaj Anthony Fauci

Fauci i shqetësuar: Në vjeshtë mund të shfaqet variant rezistent ndaj vaksinave

TË FUNDIT

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!
Aktualitet

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

08:49 - 07/11/26

Organizata ndërkombëtare "Emergency" kërkon mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të personave...

Lexo më shumë
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 07/11/26
“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

07:52 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com