GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua për përdhunimin e të miturës, nëna e shqiptarit mbron djalin: Dëgjova vetën të qeshura

09:27 - 14/04/22
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni grek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëna e të riut shqiptar që është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur greke, ka reaguar duke dalë në mbrojtje të djalit të saj dhe dhënë një tjetër version të historisë.

Pas arrestimit të djalit pasditen e së martës, nëna e 27-vjeçarit pohon se ajo ishte në shtëpi në Agia Varvara, mbrëmjen e 11 prillit kur djali erdhi bashkë me një shoqe. Nëna ka folur për mediat greke dhe ka shpjeguar se i biri erdhi në banesë me një vajzë dhe për aq sa qëndruan dëgjoi vetëm të qeshura nga dhoma ku rrinin, duke hedhur poshtë dyshimet për një përdhunim.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 9 të mbrëmjes dhe më tha “mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë”. Nuk dëgjova zhurmë apo të bërtitura siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura. Çfarë ndodhi më pas, ishte e papritur. Policia hyri në shtëpi të nesërmen dhe më kërkoi djalin. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, tha nëna e të akuzuarit për përdhunimin e 17-vjeçares.

Djali 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjykatë nën akuzën për përdhunim të nxënëses 17-vjeçare. Autoritetet pohojnë se mbështeten vetëm tek pretendimet e vajzës, në akuzën e ngritur ndaj 27-vjeçarit dhe se kanë gjetur gjurmë gjenetike të të dyshuarit në rrobat e vajzës.

Sipas hetimit, 27-vjeçari ishte takuar me të miturën nga Kamatero pasi ishte njohur disa ditë më parë përmes një platforme takimesh ku kanë shkëmbyer llogaritë e tyre në Instagram dhe kanë vazhduar bisedën.

Sipas denoncimit të vajzës, pasditen e të hënës kanë rënë dakord të takohen. Djali ka shkuar në banesën e saj ta marrë, kanë dalë të dy dhe kanë shkuar në park. Më pas ai e ka ftuar të shkojnë në shtëpinë e tij. Vajza thotë se kjo është bërë me dhunë dhe shton se kur u futën në dhomë, ai ndezi televizorin dhe e përdhunoi.

Rreth 35 minuta më pas, kanë dalë dhe djali e çoi me motor në shtëpi ku sipas saj i tha: “Mos më denonco, sapo kam dalë nga burgu dhe më fusin prapë brenda”, po vajza e denoncoi menjëherë të nesërmen.

Etiketa: arrestimeperdhunime

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Kur racizmi merr jetë, polici vret të riun me ngjyrë, rikthehen protestat (PAMJE TË RËNDA)

Kur racizmi merr jetë, polici vret të riun me ngjyrë, rikthehen protestat (PAMJE TË RËNDA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com