GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua për zhdukjen e Koçoles e Sulovarit, caktohet masa

17:41 - 28/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua për zhdukjen e Koçoles e Sulovarit, caktohet masa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dalë ditën e sotme para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 28-vjeçari Sofokli Baxheri i njohur shkurt me emrin Sofo.

Ky i fundit u ndalua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokurorja Esmeranda Basho, si person i dyshuar për veprat penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” dhe “deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Baxheri dyshohet se i ka dhënë me qira një banesë në fshatin Nivicë, personave të dyshuar si autorë të rrëmbimit e ndoshta vrasjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi dhe të vendosjes së eksplozivit në banesën e 54 vjeçarit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla.

Baxheri akuzohet gjithashtu se kë gënjyer gjatë deklarimeve të tij kur është marrë në pyetje nga policia.

Siç bëhet me dije, disa ditë më parë Baxheri është shoqëruar nga policia bashkë me disa të rinj të tjerë nga Saranda, si persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen e rëndë. Ata janë kryesisht lidhje shoqërore të disa personave me precedentë penalë që dyshohet se fshihen pas rrëmbimit të dy 46 vjeçarëve.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Baxheri ka “kyçur” gojën para oficerëve të policisë gjyqësore duke mos qenë bashkëpunues.

Këta të fundit kërkojnë prova se kush fshihet pas automjetit që u gjet në garazhin e banesës së Baxherit në Nivicë, automjet i cili rezulton i përfshirë në ngjarjen e rrëmbimit dhe tritolit. Në fakt për rastin e shpërthimit me eksploziv, rezulton çuditërisht që Baxheri të jetë shok me djalin e Lefter Lefterit.

Në përfundim të seancës së sotme, gjyqtari Alban Veçani vendosi për 28 vjeçarin Sofokli Baxheri, masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që ai më pas u transferua drejt burgut të Bënçës në Tepelenë.

Etiketa: KocoleSofokli BaxheriSulovari

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
15 enët që nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj

15 enët që nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com