GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

U bë nënë në moshën 18-vjeçare dhe humbi bashkëshortin, historia e Eldonës

16:04 - 29/10/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
U bë nënë në moshën 18-vjeçare dhe humbi bashkëshortin, historia e Eldonës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa fëmijët e tjerë luanin, Eldona dhe familja e saj nuk kishin një shtëpi. Babai i Eldonës punonte në minierë por kur ajo ishte rreth 10-11 vjeçe u aksidentua dhe situata u bë e vështirë. Eldona u martua në moshë të re, u bë nënë por shumë shpejt jeta e vendosi përballë një sprove.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç u bëre mami?

Eldona: Isha akoma 18 vjeçe kur u bëra me vajzë, por gjithashtu duhej të merrja një goditje tjetër të cilën unë nuk  e përballova dot siç duhet pasi bashkëshorti ndërron jetë në Tetor të vitit 2014. Ishte një goditje shumë e madhe për mua.

Ardit Gjebrea: T’u shemb e gjithë bota, është normale.

Eldona: Bota ime u errësua.

Ardit Gjebrea: Ti e kishe mbështetjen e familjes apo jo?

Eldona: Po, familja më mbështeti shumë, sidomos mami. Ajo ishte personi që gjithmonë më thoshte “kam besim te ti dhe duhet të vazhdosh më përpara”.

Ardit Gjebrea: Mami ishte një frymëzim për ty.

Eldona: Po. Ishte ajo që këmbënguli që unë të vazhdoja studimet e cila mori përsipër të kujdesej për vajzën, normalisht bashkë me vajzën dhe me vëllain.

Ardit Gjebrea: Di që keni marrë edhe kredi.

Eldona: Po. Ishte sepse nuk mund t’i përballonim shpenzimet e shkollës.

Mes lotësh, Eldona shton se kjo ditë shënon përvjetorin e parë të ndarjes së nënës së saj nga jeta.

Në vijim, Eldona rrëfen se mbështetje iu bë vëllai i saj. Ajo ndiqte studimet në Tiranë, më pas një praktikë në SPAK dhe tashmë punon në Ministrinë e Drejtësisë, por shkon në Fushë-Bulqizë një herë në javë. Vëllai kujdeset për mbesën vetëm që Eldona të ndjekë karrierën.

Eldona: Vëllai ishte ai i cili normalisht bashkë me babin se edhe babi nuk është se e përjetoi mirë humbjen e mamit pasi ashtu i rrënuar siç ishte ai nisi të shkonte sërish në punë që të siguronte sadopak të ardhura. Ndërsa vëllai më premtoi që do kujdesej për gocën, që do e çonte në shkollë, do e merrte nga shkolla, do e ndihmonte me detyrat si edhe do i bënte ushqimin gati.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është goca?

Eldona: Goca në Mars bën 10 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po vëllai sa vjeç është?

Eldona: Vëllai është 30.

Ardit Gjebrea: Është i martuar?

Eldona: Jo.

Eldona  shpjegon se gjatë javës qëndron  tek tezet dhe për shkak të situatës financiare, nuk ka mundësi të përballojë një shtëpi me qira për të jetuar së bashku me vajzën. Vëllai i saj i ka premtuar se derisa vajza të rritet, ai do të jetë gjithmonë pranë saj. E përlotur, ajo tregon se vëllai ka marrë përsipër shumë role në rritjen e së bijës.

Ardit Gjebrea: Vëllai është bërë baba, është bërë mami, është bërë edhe gjyshe përveçse është daja. Ne e dimë që është shumë e vështirë që të kujdesesh për një fëmijë sidomos në këto kushte, ashtu si është situata jonë. Ndërkohë që vajza ishte mësuar me mamin dhe ka qenë shumë e vështirë për të që të kujdesej, të kuptonte se çfarë donte, të kuptonte se çfarë i dhimbte dhe çfarë donte ajo në ato momente. /TV Klan/

 

Etiketa: eldonaHistoriavellai

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Të shtëna me armë, 2 të vrarë dhe 18 të plagosur

Të shtëna me armë, 2 të vrarë dhe 18 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”
Aktualitet

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë M. S., 44 vjeç, banues në fshatin...

Lexo më shumë
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

12:45 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

12:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com