GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

U bllokua nga opozita, Komisioni i Reformës Zgjedhore mbahet online

11:52 - 09/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U bllokua nga opozita, Komisioni i Reformës Zgjedhore mbahet online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Reformës Zgjedhore po zhvillohet ditën e sotme online.

Shkak për një masë të tillë është bërë bllokimi i mbledhjes fizike të martën nga deputetët e opozitës.

Bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj po mbajnë mbledhjen e konceptuar si një seancë dëgjimore me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Prej disa kohësh zhvillimi i punës normale të këtij komisioni është ndërprerë, pasi deputetët e opozitës kërkojnë që bashkëkryetar në vend të Enkelejd Alibeaj të jetë Oerd Bylykbashi.

Bashkëkryetari Damian Gjiknuri është shprehur se është në dorën e aktorëve politikë nëse duan ta respektojnë ligjin zgjedhor apo ta prishin kur nuk marrin rezultatet që duan.

Ndër të tjera ai tha se Kodi Zgjedhor është i rafinuar dhe i njohur nga të gjitha palët, ndërsa shtroi se kontributi në komision duhet të jetë konkret nga të gjitha palët, duke iu drejtuar kështu organizatave të Shoqërisë Civile.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore ka mandate të plotë, nuk lë asnjë hapësirë për keqinterpretim, madje është formuluar në mënyrë që të preken dhe tema për të cilat palët bien dakord. Kontributi në komision duhet të jetë shumë konkret.

Komisioni është gjendur në rrethana të vështira, por është një vullnet i mirë që të gjithë aktorët të kontribuojnë me produkte konkrete.

Nuk do shpikim rrotën këtu dhe s’do bëjmë asgjë nga e para. Kodi Zgjedhor është i rafinuar, i njohur nga të gjitha palët, nuk ka vështirësi në zbatimin zgjedhor, ligji është i barabartë dhe garanton zgjedhje të barabartë, këtë e ka thënë dhe komisioni i OSBE. A ka disa probleme në zbatim? Po, edhe mund të ketë, kjo është një çështje e maturimit të demokracisë dhe forcimit të institucioneve, dhe organizatat kanë një rol.

Ajo që mbetet më e rëndësishme është vetëdija e aktorëve politikë, që ta respektojnë këtë sistem, ta respektojnë ligjin zgjedhor, apo ta prishin kur nuk ju dalin rezultatet dhe kjo është një sëmundje e vjetër, megjithatë ne e kemi të vështirë ta atribuojmë këtë në komision”, tha Gjiknuri.

Bashkëkryetari tjetër Enkelejd Alibeaj, i ka tërhequr vëmendjen kolegut socialist Damian Gjiknuri duke i thënë se po flet më shumë seç duhet.

Gjiknuri e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se foli në emër të Komisionit, por Alibeaj i kërkoi të flasë në emrin e tij, pasi marrja e kohës së grupeve të Shoqërisë Civile është e pahijshme.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Jemi të dy bashkëkryetarë, që do të thotë i kemi të drejtat edhe në drejtimin e Komisionit, duhet të vendosim se janë të ndara përgjysmë. Sapo harxhuat më shumë kohë sesa premtuat.

Gjiknuri: U vu në pikëpyetje roli… Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe kjo është bashkë drejtim.

Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.

Etiketa: KomisionReforme

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Berisha: Rama dhe Vuçiç, si vëllezër siamezë edhe në censurë

Berisha: Rama dhe Vuçiç, si vëllezër siamezë edhe në censurë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com