GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U çmend kur i morën fëmijën”, rrëfehet shoqja e shqiptares që qëlloi ish-partnerin grek

08:45 - 13/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“U çmend kur i morën fëmijën”, rrëfehet shoqja e shqiptares që qëlloi ish-partnerin grek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me shqiptaren Klodiana Çela, e cila dy ditë më parë plagosi me armë zjarri ish-partnerin e saj, që e akuzonte se i kishte rrëmbyer vajzën prej pesë vitesh. Media greke, “Mega” shkruan se katër vite më parë, ish-partneri i shqiptares kishte bërë denoncim ndaj saj, pasi nuk e kishte kthyer në kohë vogëlushen që kishte marrë për të kaluar fundjavën me të.

Kur autoritetet e lokalizuan, “ajo e kërcënoi se do ta hidhte vogëlushen nga ballkoni i banesës ku qëndronte”. Pas shumë orësh negociatash, policia është larguar dhe më pas gruaja ka gjetur mundësinë të arratiset me makinë, duke u nisur drejt Shqipërisë.

Por plani i saj u anulua sërish për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor të vajzës, e cila duhej të transportohej me urgjencë në spital. Një grua i tha “Star” se shqiptarja “kishte menduar një muaj më parë ta vriste doktorin”.

E intervistuar nga mediat greke, shoqja e saj, Komissa hedh më shumë dritë mbi jetën e shqiptares, duke mohuar të ketë qenë një problematike.

“Klodianën e njoh prej gati 20 vitesh. Ajo që dija atëherë nuk ka asnjë lidhje me atë që prezantohet sot, pasi ishte një vajzë e bukur, serioze dhe e qetë. Në ato vite ishim mjaft të afërta sepse ishim në të njëjtin rreth dhe flisnim. Ajo ishte e bukur, e mbaj mend gjithmonë”.

Edhe pse prej disa vitesh të ndara, kishin ende shumë për të ndarë kur u takuan sërish. “Ne u larguam dhe u takuam përsëri kur ajo kishte tashmë fëmijën e saj. Ishte një nënë e shkëlqyer, kujdesej për të. Më kishte treguar për problemet që kishte me mjekun okulist”.

Sipas saj, Çela ndryshoi kur humbi kujdestarinë e vajzës së saj, ndërsa thotë se veprimi i saj ishte i gabuar.

“Ajo gjithmonë dukej e shqetësuar. Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës atje, u çmend, fliste marrëzi. Ne po flisnim në telefon, ajo bërtiste, bërtiste, “Dua fëmijën tim”, “Më morën fëmijën”. Që atëherë, sjellja e saj ka ndryshuar”. Kur merr një fëmijë nga një nënë, është e sigurt që ajo nuk do të rrijë duarkryq. Sigurisht që ajo që bëri ishte krejtësisht e gabuar, por besoj se të gjitha palët duhet ta kishin trajtuar ndryshe. Për momentin është keq, gjithçka është kundër. Po, ajo bëri diçka të keqe, të keqe, por nuk është vrasëse, diçka thjesht plasi brenda saj”, përfundon ajo.

Etiketa: Plagosjerrefim

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Para
Autor i 12 vjedhjeve, policia arreston “skifterin” në Tiranë

Autor i 12 vjedhjeve, policia arreston “skifterin” në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com