Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg nga GJKKO, lidhur me video-skandalin në zyrën e ish-Kryebashkiakut Safet Gjici, për akuzën e prostitucionit. Duket se akuza e ka tronditur më shumë protagonisten e video-skandalit, që çoi në burg ish-Kryebashkiakun Gjici, i cili shfaqej duke kryer seks oral në zyrën e tij.
Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës, Kaçi e konsideroi të padrejtë dënimin, sikundër edhe lidhur me akuzën që SPAK ngriti ndaj saj, atë të prostitucionit.
Ajo shprehet se ka qenë gazetar e emisionit Fiks Fare dhe kjo vërtetohet lehtësisht nga emisionet që ka realizuar. Sipas saj, video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e saj dhe se SPAK ka hedhur poshtë të gjitha faktet e gjetura në telefonin e saj të sekuestruar, që dëshmojnë se video është realizuar për emisionin Fiks Fare.
Alma Kaçi në reagimin për OraNews thotë se ka marrë informacion se vëllai i Safet Gjicit, i ka ngritur kurth duke e futur në burg dhe më pas aty do e helmojnë dhe do e paraqesin si infarkt.
Reagimi i Alma Kaçit:
Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim. Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t’ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lek. Ju bëj me dije, kam punuar në emisionin fiks fare investigativ prej 1 periudhe të gjatë kohore. Punët e mia janë të gjitha të njohura në youtube. U specifikoj ndër të tjera blerje armësh në Skrapar, blerje armësh në Durrës. Të gjitha këto të inskenuara nga emisioni Fiks Fare. Blerje fëmije që e shiste komuniteti rom e shumë e shumë të tjera blerime ta donin në Durrës e shumë e shumë të tjera, të cilat ritheksoj. Këto janë youtube. Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.
Oh për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga 1 pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefona që mua më ka sekuestruar. Spaku janë mesazhe qindra mesazhe mund të them me mijëra që unë kam komunikuar me periudhë të gjatë kohore me gazetarët e fiks fare për punët që kemi punuar së bashku. Por mund të them që është 1 televizion, ku është i politizuar është i Edi Ramës, blen çdo gjë me lek dhe mbi të gjitha hedh poshtë punonjësit e vet. Nuk ka rëndësi se punonjësi i jashtëm apo i brendshëm. Unë kam 1 sërë punimesh me ta dhe të tillë etiketim as nuk e pranoi, as nuk do ta pranojë dhe është turp për drejtësinë shqiptare.
Mendova se kishte drejtësi, por me thënë të drejtën. Nuk ka sepse jetojmë në 1 vend, ku çdo gjë blihet me lekë. I ka 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet. Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje femra është ajo që do goditet është 1. Akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq.
Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor. Nuk e mbaj mend datën ekzakte që nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora. Qesharake bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja.
Por meqë ndodhi kjo? Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve. Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.
Discussion about this post