GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ekstradua nga Greqia, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Laert Haxhiun

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U ekstradua nga Greqia, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Laert Haxhiun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për Leart Haxhiun, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Greqia nën masa të rrepta sigurie.

Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masave të sigurisë “Arrest me burg” për Laert Haxhiun, i dënuar me burg përjetë nga shkalla e parë për “Masakrën e Lushnjës”, ngjarje e shënuar në shtator të vitit 2017, por dhe për ngjarjet e tjera në të cilat është përfshirë 32-vjeçari, sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Seancat në GJKKO u bënë të ndara, ndërkohë qe vetë Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjës dhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje fare.

Laert Haxhiu u ekstradua dy ditë më parë nga Greqia nën masa të rrepta sigurie. Në prill të këtij viti, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me burg përjetë. Ai u shpall fajtor per ngjarjen e ndodhur në Lushnje në tetor të 2017-tës ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se shënjester e këtij atentati ishte Xhulio Shkurt, nipi i Aldo Bares, por ai u shpëtoi plumbave. Për këtë atentat, sipas SPAK, u bënë ngjarje të vjetra në qytetin e Lushnjes, mes familjeve Haxhiu dhe Bare. Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunetorët e Haxhiut.

Ky i fundit u arrestua rreth një vit më parë në Greqi, dhe pavarësisht se tentoi disa herë që t’i shpëtonte ekstradimit, autoritetet greke vendosën për ta sjellë në Shqipëri.

Haxhiu është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjes për një tjetër atentat, ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar të paktën katër vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Kush është Laert Haxhiu

I konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në vend dhe në të njëjtën kohë nga më të kërkuarit gjatë viteve të fundit Laert Haxhiu tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare. Ai u ndalua në Greqi në maj të vitit të kaluar, pasi ishte në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative në vitin 2016-të në qytetin e Lushnjës për të cilën ishte dënuar me 18 vite burg.

Bëhet fjalë për plagosjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares i njohur edhe si kreu i bandës së Lushnjës. Sipas hetimeve, konflikti mes Laert Haxhiut dhe Xhulio Shkurtit kishte për bazë hakmarrjen mes grupeve rivale që operonin në qytetin e Lushnjës. Ndërsa në 12 tetor 2017, Haxhiu u përfshi në atë që njihet si masakra e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe u plagosën 2 të tjerë. Edhe në këtë ngjarje, sipas Prokurorisë objektivi ishte të vritej Xhulio Shkurtit, rivali i Laert Haxhiut.

Për këtë ngjarje, gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli, dënuan me burgim të përjetshëm bashkëpunëtorët e tij, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Ndërsa në muajin prill, gjykata e posaçme e dënoi në mungesë burgim të përjetshëm edhe Laet Hxhiun si personin kryesor në lidhje me atentatin ku mbetën 2 të vrarë e dy të plagosur.

Në kohën që Haxhiu mbahej i arrestuar në Greqi, në vendin tonë u arrestuan disa persona mes të cilëve edhe Artan Tafani që tregoi se kishte bashkëpuanur me 32-vjeçarin për të kryer të paktën 6 vrasje si dhe disa atentate. Hetimet nisën nga Prokuroria e Elbasanit dhe më pas u trasferuan në prokurorinë e posaçme.

Kjo e fundit zbuloi edhe anetarë të tjerë të dyshuar të grupit, si edhe dokumentoi 17 ngjarje të rënda kriminale që janë kryer midis viteve 2018-2021. Po kështu prokuroria e Fierit ka dyshime se Laert Haxhiu është I përfshirë edhe në vrasjen e Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2019-të në qytetin e Lushnjës.

 

 

 

Etiketa: Kryesore1laert haxhiu

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Belerit i hiqet mandati, Dule: KQZ u përdor nga Rama, do ta apelojmë vendimin

Belerit i hiqet mandati, Dule: KQZ u përdor nga Rama, do ta apelojmë vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com