GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

U ekzekutuan në Vlorë, kush janë “Bushi” dhe “Shpati” të përfshirë në masakrën e Vlorës

12:23 - 18/08/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Vlorë/ Lena lëvizte me mjet të blinduar, sot u kap i papërgatitur nga autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo, i cili  në zonën e Vlorës njihej si “Bushi”.

Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz”, që është bërë shoshë  nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Haki Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër në vitin 2019, ku një biznesmen u vra për një kalë.

Më konkretisht, u ekzekutua Arben Beqiraj. Ngjarja ndodhi vetëm sepse një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë. Asokohe

Asokohe, Beqiraj ka keqtrajtuar në grup rojën e kalit Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal (allias) Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kafshës.

Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal më 4 gusht 2019 kanë goditur me grushte dhe shkelma duke e dëmtuar rëndë Alushin, i cili pasi i ka shpëtuar sulmit, ka shkuar në banesën e tij dhe i ka rrëfyer ngjarjen Ermal Xhezos.

Gazmend Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë” dhe kjo ka bërë që Ermal Xhezo të mobilizojë një grup personash, ku përfshihen Shpati Lena dhe kunati i tij Ariel Kingji, të  armatosur me automatikë dhe pistoleta, për të shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj.

Teksa kanë shkuar për të sqaruar episodin me rojën e kalit, janë ulur për tre minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vrasjen e Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj.

Autor i vrasjes Eduart Xhezo ndodhet ende në burg ku vuan dënimin e tij, ndërsa Shpati Lena dhe kunati i tij u akuzuan si bashkëpunëtor në krim.

Shpati Lena prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Beqiraj në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm në 23 mars 2022 në operacionin “Waves” të forcave “Shqiponja”, teksa mbante edhe armë me vete.

 

Etiketa: VloreVrasje

Lajme të lidhura

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron Trump: Teherani i gatshëm për përshkallëzim
Botë

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron Trump: Teherani i gatshëm për përshkallëzim

20:22 - 07/03/26
Dëmtohet lojtari i madh i kombëtares, shtohen hallet për Sylvinhon para Polonisë, ja për kë bëhet fjalë
Uncategorized

Dëmtohet lojtari i madh i kombëtares, shtohen hallet për Sylvinhon para Polonisë, ja për kë bëhet fjalë

20:19 - 07/03/26
Para
“PS-ja u tërhoq nga pakti”, Grupi i PD-së i përgjigjet Ballës: Doni një emër që ta keni në xhep

Atentati me dy viktima në Vlorë, Agalliu: Krimi i organizuar kryen vrasje në mes të ditës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

Prej vitesh, streha e kafshëve endacake e Bashkisë Tiranë është prezantuar si një nga “historitë e suksesit” të administratës lokale:...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com