GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U eliminuan nga Conference League, Bekim Balaj shfryn ndaj arbitrit

13:26 - 21/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
U eliminuan nga Conference League, Bekim Balaj shfryn ndaj arbitrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, autori i golit të fitores në ndeshjen e djeshme, është shprehur se skuadra shkodrane meritonte më shumë në përballjen ndaj Linfildit.

Në prononcimin pas ndeshjes, shtatlarti shkodran mendon se ndikim të madh në faktin që Vllaznia nuk arriti të çonte të paktën ndeshjen në kohën shtesë, ka arbitri me penalltinë e padhënë.

“Jam i keqardhur për këtë eliminim. Mendoj se me lojën që bëmë, me atmosferën që krijuan, tifozët tanë të mrekullueshëm dhe me ato episode gati të pabesueshme që pati kjo ndeshje, realisht më vjen keq. Të shohësh ato episode është mëkat i madh. Na penalizuan shumë ato penallti të padhëna, por edhe raste të tjera. Të them të drejtën arbitri na penalizoi. Ne pamë videot më pas dhe mendoj se ishin dy penallti të pastra.

Por pati edhe momente të tjera gjatë lojës kur arbitri u bë protagonist dhe na krijoi probleme. Mungesa e VAR-it në këtë fazë është për të ardhur keq. U penalizuam ne në këtë rast, por mund të penalizohet edhe dikush tjetër. Është për të ardhur keq, sepse nuk mundet të shkojë kështu. Këto janë gabime që nuk kushtojnë vetëm në këtë ndeshje, por ndikojnë në klub për të ardhurat financiare, ndikojnë te skuadra në aspektin psikologjik, pasi lojtarët kështu ndihen të dëshpëruar dhe nuk kanë as ku të ankohen. Megjithatë, ky ekip tregoi se ka vlera, se ka personalitet dhe di të bëjë gjëra të mira në fushë. Ndoshta edhe fatin nuk e kishim me vete, por në futboll kështu është”, ka thënë fillimisht sulmuesi i Vllaznisë.

Goli – I ngacmuar për zhbllokimin dhe faktin që Memelli ishte i kënaqur për formën e tij, Balaj deklaroi: “Më vjen mirë që shënova dhe unë i di pritshmëritë e trajnerit. Ju siguroj se kam bërë gjithmonë më të mirën për këtë fanellë. Golat janë gjithmonë të rëndësishëm për sulmuesit, por ju thashë se sa herë zbres në fushë unë jap më të mirën time, pavarësisht nëse arrij të shënoj ose jo.

Keqardhje për lojën në Belfast? Sigurisht, kur eliminohesh pas dy ndeshjeve, atëherë e kthen kokën mbrapa dhe mendoj se në ndeshjen e parë ndoshta duhej të kishim rrezikuar pak më shumë. Megjithatë, unë mendoj se në Shkodër ne kishim gjithçka në dorë, sepse rastet e krijuara ishin 16-1 për ne dhe në fund bilanci është që na janë mohuar edhe dy penallti.

Çfarë t’ju them më shumë? Më vjen keq, shumë keq. Dua të falënderoj tifozët që na mbështetën pa masë dhe kam besim se kjo skuadër do të bëjë gjëra të mira. Ky ekip ka cilësi dhe djem që të luajnë futboll të mirë. Dita-ditës do të lidhemi akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe do të përpiqemi të realizojmë objektivat”.

Në fund sulmuesi komentoi edhe atë që e pret Vllazninë në kampionat.

“Titulli? Vllaznia është gjithmonë pretendente, por edhe me këtë formulë që ka miratuar federata tani, besoj se do të jetë gjithçka e hapur deri në fund”, përfundoi Balaj.

Etiketa: arbitriBalaj

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Zjarri përfshin kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas

Zjarri përfshin kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com