GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjetën të vdekur, flet dëshmitarja që gjeti të moshuarit: Shkova ti shihja pasi më morën në telefon

12:56 - 02/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U gjetën të vdekur, flet dëshmitarja që gjeti të moshuarit: Shkova ti shihja pasi më morën në telefon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çifti i të moshuarave, të moshës 84 dhe 88 vjeçe, u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në shtëpinë e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit, në rrethana momentalisht të paqarta.

Në një deklaratë për mediat, dëshmitarja e cila i gjeti trupat e pa jetë u shpreh se ishin çift pa probleme dhe jetonin të vetëm.

“Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna”.

Banorja shprehet se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë me mjete të forta rrethanore.

“Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, shton gruaja. Ajo pohon se ka pasur raste vjedhjeje në fshat dhe i fundit që kujton është rreth 2 vjet më parë.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar mbi atë çfarë ka ndodhur.

Një telefonate nga Greqia në drejtim të njërës prej komshnjëve të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike. Ka qenë e motra e Kleoniqit që u bë merak per fatin e të motrës pasi dje në darke nuk kish folur ashtu sikurse gjithmonë, çka ngjalli dyshime se diçka do kishte ndodhur.

Komshija ka shkuar tek shtëpia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune.

Më pas u njoftua policia e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin dhe për këtë të fundit dy ditë më parë kishte plasur sherri pasi i moshuari vuante nga një sëmundje mendore dhe shpeshherë shpërthente i tërbuar ndaj bashkëshortes. Çifti jetonte vetëm me pension nga Greqia.

Etiketa: te moshuarit

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Gëzim Çela refuzon të flasë, gjykata i cakton masën e arrestit

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, GJKKO lë në burg tre të arrestuarit e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit...

Lexo më shumë
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com