GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

U kapën duke u puthur, pas dorëheqjes ministri britanik dhe asistentja e tij marrin hapin e madh për të ardhmen!

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën duke u puthur, pas dorëheqjes ministri britanik dhe asistentja e tij marrin hapin e madh për të ardhmen!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock dha dorëheqjen pasi foto të tij duke tradhëtuar bashkëshorten me asistenten, u publikuan nga “The Sun”. Fotot hapën debat ndër të tjera edhe për arsyen se Hancock nuk respektonte distancën sociale duke puthur kolegen Gina Coladangelo, foto të cilat thuhet se janë bërë në 6 maj. Duket se çifti e kanë marrë seriozisht këtë lidhje, pasi kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Pas publikimit të fotove ku shfaqeshin duke u puthur, ato kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Mediat britanike kanë raportuar se Gina Coladangelo ka kërkuar divorcin ndaj bashkëshortit të saj milionerë si dhe ka vendosur të bashkëjetojë me Matt Hancock. Ndërkohë, bëhet e ditur se bashkëshorti po e përjeton keq lajmin për marrëdhënien mes saj.

Handcock gjithashtu u divorcua nga bashkëshortja e tij pas 15 vitesh martesë.

Kujtojmë se në një letër drejtuar kryeministrit ai tha se qeveria u detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi për të qenë të sinqertë kur i kemi zhgënjyer.

Boris Johnson tha se ai atij i vinte keq për dorëheqjen e ministrit.

Hancock kishte qenë nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pasi The Sun publikoi fotografitë e tij dhe Coladangelo-s, të cilët të dy janë të martuar me tre fëmijë, duke u puthur. Gazeta tha se ato ishin dërguar nga brenda Departamentit të Shëndetësisë.

Mësohet se ka qenë vendimi i Hancock për t’u dorëhequr dhe nuk ka qenë kryeministri Johnson ai që ka kërkuar shkarkimin e tij

Coladangelo do të largohet gjithashtu nga roli i saj si drejtore jo-ekzekutive e Departamentit të Shëndetësisë.

Hancock nuk e përmendi tradhëtinë ndaj të shoqes, ndërsa në mediat britanike reagimet kundër tij kanë qenë të shumta, pasi e punësoi Coladangelo-n si asistente duke e paguar me paratë e taksapaguesve britanikë.

Etiketa: Matt Hancock

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Para
“Doktori i mrekullive” martohet, publikohen pamjet nga ceremonia e veçantë

"Doktori i mrekullive" martohet, publikohen pamjet nga ceremonia e veçantë

TË FUNDIT

Kryetari i Gjykatës së latë, Sadushi: Jo tryezë me Ramën për pagat, çështja në GJK!
Breaking Views

Kryetari i Gjykatës së latë, Sadushi: Jo tryezë me Ramën për pagat, çështja në GJK!

12:16 - 27/09/26

Gjykata e Larte nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama me institucionet e...

Lexo më shumë
U zbuluan me dron/ Identifikohen 52 shpërndarësit e drogës në shkollat e Tiranës, mes tyre furnitori dhe ish-polici (Emrat)

U zbuluan me dron/ Identifikohen 52 shpërndarësit e drogës në shkollat e Tiranës, mes tyre furnitori dhe ish-polici (Emrat)

12:04 - 27/09/26
Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim

09:36 - 27/09/26
Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

09:26 - 27/09/26
“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

09:18 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com