GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën me marijuanë në Sarandë, dënohen me 8 vite burg 3 të rinjtë

23:28 - 02/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën me marijuanë në Sarandë, dënohen me 8 vite burg 3 të rinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

8 vite burg ka dhënë Gjykata e Sarandës për tre të rinjtë që u arrestuan në flagrancë më 2.8 kg marijuanë në 25 gusht të vitit 2019. Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, ka dënuar me 5 vjet burg për “prodhim dhe shitje te narkotikeve”, 22-vjeçarin Nuri Shero nga fshati Shalës, Konispol, me 2 vjet burg për “moskallezim krimi” 23-vjeçarin Alket Avdi nga fshati Dishat, Konispol dhe me 10 muaj burg për “moskalleëzim krimi” 21-vjeçarin Andrea Sadiku nga fshati Shendelli, Konispol.

Tre të rinjtë, në datën 25.08.2019, rreth orës 21:50 janë kapur nga patrulla e Policisë Kufitare, në afërsi të Stacionit të Policisë “Qafë Botë”, me një çantë me ngjyre rozë, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde narkotike të ngjashme me ngjyrë dhe erë me atë të “cannabis sattiva” dhe që ishte e mbështjellë me letër natriban, e cila rezultoi 2 kg 820 gram.

Droga ishte marrë në fshatin Vrinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” me qëllim për të paguar një shumë prej 500 euro, për të cilat në marrëveshje me njeri-tjetrin, do të shkëmbehej midis tyre, për blerjen e një motori të markës “Yamaha”, i cili është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Referuar vendimit, Avdi dhe Sadiku duket se i kanë shlyer ato gjatë qëndrimit në paraburgim dhe më pas në “arrest shtëpie”, ndërkohë që Nuri Shero duhet të qëndrojë ende në “arrest shtëpie” deri sa vendimi të marrë formë të prerë në Gjykatën e Apelit.

Të rinjtë pas arrestimit qëndruan për një fare kohe në paraburgim, ndërsa me pas u lanë në arrest shtëpie. Në llogaritjen e dënimit për secilin prej të rinjve, gjykata ka urdhëruar njohjen dhe konvertimin edhe të kohës së qëndruar në qeli dhe në shtëpi  të pandehurve.

Etiketa: BurgflagranceGjykata e Sarandesmarijuanete rinjtevendimi

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Vritet shqiptari në Gjermani, në kërkim 20-vjeçari

Vritet shqiptari në Gjermani, në kërkim 20-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com