GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën me 2.8 mln euro e 3.4 kg ar, lirohen 4 nga 12 të arrestuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
U kapën me 2.8 mln euro e 3.4 kg ar, lirohen 4 nga 12 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të ndryshojë masat e sigurisë për 4 nga 12 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e sendeve të luksit nga Franca dhe pastrim parash.

Ndërkohë për 7 të tjerë nuk është ndryshuar masa e sigurisë duke mbetur në masën e sigurisë ‘burg’.

Apeli i Posaçëm vendosi të mos ndryshojë vendimin e GJKKO-së të datës 16 qershor 2023 duke lënë në ‘arrest me burg’ Agustin Mesuli, Altin Dode Florion Baku, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj, Bora Idrizaj

Ndërsa çështë ndryshuar vendimi i GJKKO-së duke liruar nga burgu dhe caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Gentian Aga dhe Alid Shehi dhe në masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  Vangjush Kashara dhe Tomorr Baruti.

Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni që godiste dy grupe kriminale të cilat në bashkëpunim me njëri tjetrin u akuzuan se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria në Francë.

Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër mbi 724 mijë euro si transaksione bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash rreth 2 milion euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori” u deklarua nga SPAK në konkluzion të operacionit të arrestimeve, ndodhur më 14 qershor 2023.

Ndërkohë më 16 qershor, për të arrestuarin Dejvi Skenderaj u vendos të hetohej në liri, pasi ishte student dhe mbajtja në qeli e pengonte në vazhdimin e studimeve.

Etiketa: 2.8 mln euro e 3.4 kg arlirohen nga qelia 4 nga 12 të arrestuarit

Lajme të lidhura

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash
Aktualitet

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Aktualitet

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim
Aktualitet

Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

19:39 - 31/10/26
Para
Liverpool synon fitoren me objektiv “zonën Champions”

“Peshkaqeni i Baltimorës” blen Leeds për shifrën rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com