GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kapën me 585 kg kokainë, koka e grupit “zbërthehet”: 100 mijë euro për shpërndarjen

16:18 - 07/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U kapën me 585 kg kokainë, koka e grupit “zbërthehet”: 100 mijë euro për shpërndarjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen të tjera detaje nga dosja hetimore e sekuestrimit të 585 kg kokainë në Selanik që çoi në arrestimin e 5 shqiptarëve nga Fieri e Vlora, mes të cilëve edhe një zjarrfikës i Bashkisë Fier.

Siç del nga dosja hetimore të zbuluar nga “Protothema” disa nga anëtarët e grupit të 50-vjeçarit Arjan Xhafaj, të njëjtën veprimtari e ndjekin dhe në vende të tjera përveç Greqisë, si Spanja apo Shqipëria.

Së fundmi, është zbuluar se një prej nipave të Xhafajt, ka vizituar Madridin, Guadalajarën, Londrën dhe Australinë, ndërsa në disa foto ai shihet duke pozuar para laboratorëve të organizuar të kultivimit të fidanëve të kanabisit në Spanjë.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari Arjan Xhafaj, i dyshuar si organizatori i grupit ka pohuar se është përfshirë në këtë çështje pas një takimi që ka pasur me një të panjohur në Shqipëri. Sipas fjalëve të tij, i panjohuri i premtoi një tarifë prej 100 mijë eurosh dhe i kërkoi të shkonte me pjesën tjetër te grupit në Selanik për të organizuar marrjen dhe shpërndarjen e 500 kilogramëve kokainë.

Në të njëjtën kohë, ai ka pohuar se për lëvizjet e tij ka marrë udhëzime nëpërmjet internetit nga anëtarë të tjerë të organizatës, duke shtuar se, sipas porosive që ka marrë, duhet të ndante pakot me kokainë dhe t’i transferonte në një magazinë tjetër.

Ai pohoi se nuk i njihte personat që do të merrnin drogën, ndërsa duke iu referuar personit që i jepte porosi, theksoi se beson se ndodhet në një vend të huaj dhe lëviz kryesisht mes Turqisë dhe Kosovës.

Nga kontrollet e kryera nga autoritetet si në banesën në Neous Epivates, ashtu edhe në dy makinat e grupit, u gjetën 500 pako me gjithsej 585 kilogramë e 208 gramë kokainë, 7440 euro të lidhura me trafikun e drogës, 7 telefona që përdoreshin për të komunikuar me njëri-tjetrin, një detektor metali dhe sende të tjera.

Vlen të theksohet se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, nga trafikimi i sasisë së drogës në fjalë, organizata do të realizonte fitime që i afroheshin 11.704.160 eurove.

Si ndodhi arrestimi i 5 shqiptarëve në Greqi?

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjec nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera.

Drejtuesi i mjetit ishte 21 vjecari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora.

Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë vec tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjec nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore./abcnews.al

Etiketa: detajetkoka e grupitkokainaKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Plagosje me thikë në Korçë, 45-vjeçari dërgohet në spital

Bie nga pema, humb jetën 64-vjeçari. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com