GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

U kapën në ‘shtëpinë e barit’, dënohen 3 shqiptarët në Angli

në Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën në ‘shtëpinë e barit’, dënohen 3 shqiptarët në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre shqiptarë, Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, janë dënuar me 76  muaj burg gjithsej pasi u shpallën fajtor për prodhim kanabis

Ata ishin arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar për aktivitetin e tyre të paligjshëm, atë të kultivimit të kanabisit në një “shtëpi-bari”, e cila ishte e vendosur në qytetin Bodmin, në disa ambiente mbi një ish-bankë, ku u gjetën bimë narkotike që arrinin vlerën e mbi gjysmë milioni paund.

Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për tu njohur me dënimin ku u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Në gjykatë u tha se tre shqiptarët vepronin në bashkëpunim me njeri-tjetrin për shkak të frikës se çfarë do të ndodhte me familjet. Alban Topi madje u konsiderua si viktimë e skllavërisë moderne.

‘Shtëpia e barit’ u zbulua në janar të këtij viti. Ndërsa policia mbërriti në zonë, u has në dyer të përforcuara që ishin të mbyllura nga brenda.Kur arritën të hynin brenda, të pandehurit u gjetën të fshehur dhe duke u përpjekur të arratiseshin. Ndërtesa konsiderohej si një rrezik për shëndetin dhe sigurinë, ndërsa oficerët gjetën telefonat dhe çelësat e makinës së njërit prej të arrestuarve, Engjell Osmanaj. Në makinë, u gjetën sende të lidhura me rritjen e bimëve.Brenda pronës, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi me potencial për të prodhuar kanabis në një shkallë industrial, ndërsa u gjetën më shumë se 850 bimë  me vlerë 731,000 paund.

Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri. Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar.

Duke dhënë vendimin, gjykatësi Robert Linford tha: “Ju të gjithë keni hyrë në vend ilegalisht dhe u përfshitë në krime të rënda. Të tre jeni gjetur në pronën në rrugën Fore. Prona ishte shndërruar në një fermë të rritjes së kanabisit. Ndërtesa përfshinte dyer të përforcuara çeliku, furnizime të devijuara me energji elektrike dhe ishte vendi i një operacioni tregtar të rritjes së kanabisit.”

Osmanaj u burgos për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.

Etiketa: Anglishtepi bari

Lajme të lidhura

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Para
Berisha: Kemi hyrë në fushën e betejës! Shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga kjo klikë

Berisha: Kemi hyrë në fushën e betejës! Shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga kjo klikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës...

Lexo më shumë
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com