GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U kualifikuan në Botëror, Demneri: Do tentojmë maksimumin

12:50 - 03/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
U kualifikuan në Botëror, Demneri: Do tentojmë maksimumin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e minifutbollit të Shqipërisë siguroi një biletë për në Kampionatin Botëror të Minifutbollit që do të organizohet në qershor të këtij viti, në Gjermani.

Skuadra kuqezi mundi 1-4 Qipron në ndeshjen e zhvilluar të dielën, duke arritur një rezultat historik.

Drejtori i futbollit amator pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri, në një intervistë për Zona Gol në Supersport tregoi se kjo Kombëtare është një produkt 100% vendas.

Ndërkohë thekson se futbolli amator që organizohet nga disa kampionate të ndryshme ka patur një zhvillim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

“Kjo kombëtare përbëhet nga të gjitha kompeticionet amatore, pasi ne në Shqipëri kemi disa kompeticione. Si 5x 5, 6×6, 11×11 dhe futsalla. Të gjithë përfshihen në lojën amatore, ndërsa futbollistët profesionistë nuk lejohen, pasi është një kriter bazë. Përzgjedhja është bërë kryesisht nga 5×5, me 160 ekipe që marrin pjesë. I kemi të gjithë lojtarët që vijnë nga kampionati jonë dhe janë të përzgjedhur nga ecuria e tyre dhe e ekipeve”, theksoi ai.

Demneri tregon se kjo Kombëtare do të bëjë më të mirën në Kampionatin Botëror, teksa tregon dhe skuadrat më të forta që do të jenë në këtë kompeticion.

“Kundërshtarët më të fortë janë të Amerikës Latine, Brazili, Meksika, Kolumbia. Polonia është gjithashtu një nga ekipet më të forta, Greqia po ashtu. Por edhe Anglia dhe Portugalia. Janë shumë ekipe që janë shumë të forta, shumë të zhvilluara. Pritshmëritë nuk më takojnë mua t’i them.

Në çdo aktivitet, ne do të tentojmë maksimumin e lojtarëve tanë. Kemi një grup fantastik që do të zgjerohet në vijim. Do të tentojmë maksimumin në këtë Kupë Bote”.

Ndërkohë, realizimi fantastik i Gledi Nuzës ndaj Spanjës u shpall goli më i bukur i turneut.

Etiketa: DemneriKupa e Botes minifutbollminifutbollShqiperiaSport

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
A ka rënë policia në gjurmët e atentatorëve të Top Channel?

A ka rënë policia në gjurmët e atentatorëve të Top Channel?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com