GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘U largova me taksi nga Shqipëria’, Pirro Dhima: Pasaportën ma solli shoferi i Mitsotakis

14:03 - 16/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu gjet e ëma e dekompozuar, jeta e kampionit shqiptar që e braktisi prej gazetares greke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Peshëngritësi i njohur Pirro Dhima ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, për shkak se braktisi të ëmën, e cila u gjet pas tre ditësh pa jetë nga fqinjët.

50-vjeçari shqiptar, i cili ka fituar shumë trofe në emër të shtetit grek, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat e shtetit fqinj ku tregon se si shoferi i Kryeministrit Konstantinos Mitsotakis i solli pasaportën që të largohej nga Shqipëria.

Pirro shkoi në Greqi në 7 shkurt 1991 dhe tregon se në 1 të mëngjesit u nis nga Tirana me një taksi, për të mbërritur në Athinë pas rreth 14 orësh.

“Ishte shkurt i viti 1991 kur hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë. Isha gati të fluturoja, por fluturimi u anulua. Mora një taksi për në Kakavi dhe prej andej një taksi tjetër për të arritur në Athinë. Kur erdhën prindërit e mi, morëm apartamentin në Solonos, gjysmë bodrum”-tha ai.

Më tej ai ka shtuar se që të ishte në gjendje të merrte pjesë në Lojërat Olimpike në Barcelonë i duhej të garonte në emër të Greqisë dhe shton se kishte marrë leje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

“Për të qenë në gjendje të garoja në Barcelonë, së pari më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi. Unë shkova të konkurroja me një pasaportë diplomatike dhe mora kualifikimin. Por unë e mora pasaportën në minutën e fundit. Pak para se të hipja në aeroplan, shoferi i Mitsotakis ma solli atë. Shkova në Barcelonë për një medalje, por nuk e dija se çfarë ngjyre do të ishte. Mbaj mend që kamerat erdhën në aeroport dhe kur erdhën për të më pyetur për qëllimet e mia, u thashë se po shkoja për medalje ari. Më në fund fitova medaljen e parë. Ashtu si e fundit, ato janë më të rëndësishmet në karrierën time. Kur u kthyem në Athinë ishte vërtetë e paparë. Moment jashtëzakonisht i madh” -përfundoi ai.

Teksa rikujtojmë se Pirro Dhima është  atleti më i suksesshëm në historinë greke me katër medalje olimpike (3 ari, një bronz), 6 medalje ari në kampionatet botërore dhe tre në Europian (një total prej 26 medaljesh në të gjitha garat)./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: mitsotakispirro dhimaShqiperia

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Prokuroria mbyll hetimet, Katsifas kreu vetëvrasje

Çështja Katsifas, Gjykata: S’dihet me cilën armë u vetëvra, hetim i paplotë

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com