GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U mbajt në paraburgim për tre vjet, gazetarja fiton çështjen kundër Turqisë

08:46 - 15/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U mbajt në paraburgim për tre vjet, gazetarja fiton çështjen kundër Turqisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetaren e njohur Nazli Ilicak e mbajtën në paraburgim për një kohë të gjatë pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016. Kjo ishte e paligjshme, vendosi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Turqinë për paraburgimin e gjatë të gazetares së njohur kritike të qeverisë, Nazli Ilicak. Gjykata e Strasburgut vlerëson se nuk kishte arsye të besueshme për të dyshuar se Ilicak mbështeste terrorizmin për shkak të veprimtarisë së saj si gazetare.

Për më tepër, Turqia shkeli të drejtat e njeriut të Ilicakut për liri dhe siguri përmes paraburgimit të saj të gjatë para gjyqit. E drejta e saj për lirinë e shprehjes ishte gjithashtu e kufizuar. Turqia tani duhet të paguajë 16 mijë euro dëmshpërblim për këtë grua 77-vjeçare. Megjithatë, vendimi nuk është ende i formës së prerë: të dy palët kanë tre muaj kohë për ta kundërshtuar atë.

Tre vjet paraburgim

Në vitin 2019, Ilicaku u lirua me kusht, pasi u burgos dhe u mbajt në burg pa një gjyq përfundimtar pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016. Një vendim tashmë i marrë është rrëzuar dhe kundër saj po përgatitet një proces tjetër. Ajo u akuzua si anëtare e një organizate terroriste, sepse në atë kohë punonte për media të afërta me predikuesin Fethullah Gylen. Shërbimet shtetërore turke dyshojnë se ky i fundit ka qenë nxitës i përpjekjes për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan, e cila dështoi natën e 16 korrikut 2016.

Natën e 16 korrikut 2016, mbështetësit e presidentit Rexhep Tajip Erdogan e kthyen fletën.

Gjatë natës, Ilicaku kishte shkruar postime në Twitter në të cilat kishte vënë në dyshim autorësinë e grushtit të shtetit nga lëvizja Gylen. GJEDNJ i shqyrtoi këto postime në Twitter dhe tha se ato nuk e legjitimojnë puçin, as nuk nxisin akte terroriste apo dhunë.

Në nëntor, GJEDNJ e kishte dënuar tashmë Turqinë për ndalimin e paligjshëm të 427 avokatëve në lidhje me tentativën për grusht shteti në vitin 2016 dhe kishte dhënë dëmshpërblim prej 5.000 euro për secilin prej të interesuarve./DW

Etiketa: paraburgimTurqi

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
4 rregulla që nuk duhet t’i thyeni kurrë në një lidhje

Për këto shenja horoskopi, 2022-shi do të vijë me probleme në dashuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com